Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Hajna,mashtrues,e lypsa kah të shkosh.Edhe shkolla për fat keq në kthetrat e kësaj anomalie??

Hajde e po shprehemi popullorçe për gjitha ato padrejtësi e hajni që na ndodhin neve krejtve për ditë e na krejt,nashta jo krejt por shumicën po i dijmë i shohim,i përjetojmë e rrallë e mos t’tham kurrë nuk bojm za!Rrimë e heshtim,e presim e thojna hajt se s’u ba nami,hajt se nashta përmirësohet,e hajt e hajt dhe jo që baht ma mirë po veq sa shkon e thellohen e shtohen dukuritë që në një vend normal nuk ka shansë të ndodhin.

122344

Hajde t’ia nisim prej shkolle.Po se ajo ashtë vendi,pas familjes ku thurret personaliteti i një njeriu që në të ardhmen do i japë kahun shoqënisë ku ai dhe të tjerët e sojit të tijë,dot’ jetojnë!
Aty ata,fëmijët pra,do e marrin një pjesë të mirë të asaj se a do e krijojnë përgjrgjsinë për atë që i thojnë bashkësi/shtet ose do mësojnë se njeriu bën të jetoj edhe si lypës,mashtrues,hajduk,pa dinjitet e pa shtet!

Jo pasha zotin nuk ka shansë që nga këto shkollat tona të dalin personalitete të denja për nji shoqni të shnoshë.Ja pse:

Ministria e arsimit merr lavdin se edhe sivjet do të jepen tekstet falas për shkollarë të shkollave fillore.Po u dhanë,aq sa i kishin dhe për ata që nuk i morën se nuk mbeti për ta nuk u lodh kush pos që prindërve iu desh me i ble vet!E pse dikush i mori të gjitha e dikush gjysmën e dikush nji e dikush asnji nuk ia ndjeu askujt e as e mori kush përgjegjësinë që të paktën tua keqardhjen qoftë ajo edhe e rrejshme!Dhe që nga këtu nxënësi ynë e mësoi një leksion se shteti të rrenë e edhe pasi të rrenë nuk merr asnjë përgjegjësi pse të ka rrejtë:Do me thënë rrej e mos ta ninë se S’bahet nami!

Ministria e arsimit dhe tok me të edhe drejtoritë e drejtorive përkatëse nëpër komuna,zotohen e krekosen për sistem të shnoshë,cilësor,profesional…Përnime!!Mosni bre aman se krejt nashta munet me i pasë arsimi dhe shkolla jonë por këto jo!Po në këto shkollat tona merret nxënësi peng i ndonjë mësuesi idiot që për ta nxerrë edhe nji rrogë ia kushtëzon notën e mirë me shkuarjen e nxënësit në kursin e tij të flliqët!Dhe askush se merr vesh pse ai njeri u dashka dy herë të paguhet për të njejten punë nga ky njeriu,ynë-prin i shkretë.Njëherë për shkollën zyrtare dhe njëherë për atë private të tijë!edhe këtu e mëson nxënësi një leksion;se si edhe kur shantazhohesh pandershmërisht mund të fitosh pare edhe atë pa i dhënë askujt as ma të voglen përgjegjësi.

Tjetër,lloj lloj autori merr guximin e edhe bekimin e ndonjë drejtori e të noj mësuesi dhe ban tregëti në shkollë!Libra që për hatër të kushedi se kujt u ipen nxënësve nga mësuesit e tyre jo si dhuratë nga shteti apo dikush por në kundërvlerë parashë që domethënë se autori nuk ia ka dalë ti shesë dhe të përfitoj nga to se kanë kualitet por dëshiron që disi me dredhi dhe imponim të baj tregëti edhe atë mu në shkollë,dhe kur dihet se nxënësi vështirë e kundërshton mësuesin apo mësuesen,ata i marrin ato libra që ndonjëhere jan aq të dobëta edhe të shkruara edhe të punuara sa nuk ia vlenë ti kesh as në vitrinë e lëre të i lexosh,dhe kjo i bie sikur detyrim të blerjes së një malli që ti në të vërtetë nuk e dëshiron!!Edhe këtu nxënësi e mëson një leksion të keq se bëka që dikujtë ti’a imponosh edhe librin edhe kulturën vetëm që ta arrish qëllimin e përfitimit!!!!

Masanej,organizimi i lloj-lloj mature,paramature,prapamature,mini semi,maxi e kushedi se çfare tjetër e edhe kjo me të vetmin qëllim dhe në marrveshje të interesave të ndryshme përfitimi.se do të shiten domosdo kostume,do prehen tesha enkas të shtrenjëta,do të shiten stoli e rekuizitee tjera,do të rezervohen vende në restorantet e shumta që mund të krahasohemi edhe me amerikën,e pronarët të cilave i fërkojnë duart,përderisa prindërit kruajnë kokën se si tia bajnë e ti dalin në krye kërkesave të shumëta që u vien nga fëmijët e tyre gjat gjith vitit .E njëri nga mësuesit që nuk deshi të i takojë asaj strukture të atyre të pacipëve ma rrëfeu punën e organizimeve të udhëtimeve me autobusë si punë ekskurzioni hesapi,të cilat prap u bien në shpinë prindërve .Ata paguajnë autobusët edhe drekat në ndonjë restorant,ku fëmijët dhe mësuesit ndahen në dy hapësira,në njëren ku fëmujëve u shërbehet një hamburger i keq në përcjellje të ndonjë pije ndërkaq në hapësirën tjetër ku janë akomoduar mësimdhënësit tavolina është e mbushur me lloj lloj ushqimi nga më të mirat ku ata rrasin barkun e tyre dhe nuk qajnë kokën për fëmijët që i kanë lënë andej me një hamburger në dorë dhe për atë se ato të mira që i konsumojnë ata ,është mu djersa e pridërve të nxënësëve të tyre.

Pastaj,shumëçka që ndërmerret nga ana e mësuesëve të cilët ose e bëjnë atë që duan ta bëjnë se ua merr mendja se i kontribon procesit mësimor,ose se janë duke bërë diçka të dobishme,ose çka do që bëjnë,kur rregullojnë ndonjë vitrinë apo ndonjë gjë që lypet me pasë pare ose me i ba me pare,hiq bash hiq nuk ngurrojnë me iu thanë nxënësëve që më pastaj ata tua kërkojnë prindërve të tyre!Gjthë vitit për gjithçka,bash për gjithçka,fëmijët u thonë prindërve ,na ka thanë mësuesi/ja me ja que qekaq pare për për këtë e për atë,dhe kush nuk i pyet prindërit e shkretë a kanë a s’kanë!Dhe kush nuk i thotë shtetit se të paktën letrat e testeve për nxënës duhet me jav sigurue e jo edhe për ato me u kujdesë prindërit!Për gjithëçka edhe për ato që në të vërtetë duhet të kujdeset shteeeeti.
edhe një leksion për ardhmërinë e keqe që po na servohet nga të gjithë dhe nga të gjitha anët!

Xhelil arifi

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close