????????????????????????????????????

AKB ka një projekt të ri për bregdetin dhe malësinë jugore të Shqipërisë

TIRANË 20 Gusht / ATSH-N.Lena / – Agjencia Kombëtare e Bregdetit beson në një model të integruar të zhvillimit të turizmit duke lidhur zonat bregdetare me ato malore.

Levizja e turistëve nga bregdeti në zonat malore dhe anasjelltas, do të sjellë krijimin e një produkti turistik të veçantë, ku zonat malore do të përfitojnë nga fluksi i lëvizjes bregdetare, por dhe zonat bregdetare nga mundësia e eksplorimit të maleve tona.

Për këtë arsye, AKB-ja në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës dhe atë të Tepelenës po krijon të parin itinerar të infrastruktures turistike midis zonës së Borsh-Qeparo dhe Pilur, drej malësisë së Kurveleshit.

Rruga e Borshit deri në Kuç dhe nga Kuçi në kanionet e NIvicës për të vazhduar levizjen në Luginën e Vjosës dhe në zonën e Zagorisë.

Himare Në bashkëpunim me FA, filloi rregullimi i rrugës që lidh Kuçin me malësinë  e Kurveleshit, ku banorët e kësaj zone mund t’i afrohen detit shumë shpejt, por dhe ku turistët që pushojnë në këtë zonë bregdetare mund të eksplorojnë kanionet e Nivicës. /a.ke/

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close