Albin Kurti: Shtetet që nga Perandoria Osmane deri këto të fundit serbe e Jugosllave kanë qenë të huaja për Shqiptarët,prandaj Shqiptarët nuk i kanë punët mirë me tapitë dhe dokumenta pronësore

Gjilan, 20 Gusht/proinformacion/.-Në një sallë të mbushur të hotelit Kristal në Gjilan sot lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një takim me qytetarët në kuadër 11 vjetorit të kësaj lëvizje.Përveq strukturave udhëheqëse komunale të Vetëvendosjes në tubim dhe koktej rasti ka qenë edhe Lideri dhe ish kryetari i saj Albin Kurti.

14079544_1800737093497182_7355127140615667212_n

Ai përveq që ka folur për anën politike dhe strukturore të VV në mes tjerash ka prekur edhe tema brizante e sidomos këtë të demarkacionit.
-Sa i përket demarkacionit,njerëzit duhet të dalin në protesta masive sepse nuk guxon të kalojë ky demarkacion si është tani.Paramenoni ky lëshim pe dhe falje toke me Malin e zi,po kur të bëhet demarkacioni me Serbinë e që do të jetë shumë më i vështirë….ai ka shtuar se Shqiptarët i kanë punët keq me dokumenta,sepse ata që nga Perandoria osmane e kralevinat serbe.e tutje në jugosllavitë e fundit nuk kanë pasur mundësi të kenë tapi/dokumenta të veta,sepse ato kanë qenë shtete të huaja dhe nuk u ka interesuar ti pronsojnë shqiptarët..-

14055089_1800737056830519_3134603334333801619_n

Ndërsa sa i përket anës së fokusit ose dioptrisë së pa qartë politike kinse se i ka kjo lëvizje në lidhje me disa fenomene negative në shoqërinë e sotme tonën ai exkluzivisht për portalin tonë thotë se “Janë një mori qarqesh edhe mediale edhe politike që mundohen të na i mveshin dhe manipulojnë me to sepse ne nuk mundemi të rrimë rregullisht duke i demantuar por ne jemi prononcuar për to,prandaj nuk janë të vërteta”

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close