NUK E THASHË VETËM SA PËR TA THËNË DHE AS QË E PARAMENDOVA SI GOJËDHËNË, NUK E QITA JASHTË PSE S”PAGUANTE QËRA POR NGASE ME EPILOGUN RASH N”BELA.

Lirim Gashi


Humanizmi pëson disfatë kur politika e vendos se kush është me e kush pa fat.


Kur drejtësia funksionon sikur një lakore me shumë nyje dhe kur lidhësit e nyjeve janë të paprekshëm sikur të ishin yje bëhët fjalë për sundim të dekadences e cila instalohet dhe etablohet përmes dhunimit të dinjitetit të njëriut dhe krijimit permanent të mjegullës rrethë thelbit të problemit apo esencës.

13714526_10210133899094576_1058783672_n

Ne merremi me shekuj me probleme periferike ngase asnjëherë nuk arritëm që t”i zgjidhim problemet jetike
Ne problemet periferike i prodhojmë në mënyrë serike prandaj nuk kemi kohë për t”iu qasur problemeve jetike.

Shqiptari aq sa është i shkathët në driblimin e rendit dhe ligjit po aq është i paaftë për ta pranuar dhe zbatuar sepse duke e thyer dhe dhunuar nuk pati kurrë nevojë për ta mësuar.

Klasa aktuale politike arriti të instalohët, mbijetojë dhe të etablohet jo rastësisht te ne sepse vend dhe popull më të përshtatshëm për ta nënshtruar dhe dhunuar se sa ky i yni nuk ekziston nën qiell e re.

Hapi i parë në drejtimin e duhur për çdo secilin prej nesh është njohja e vlerës reale personale sipas motos ,,dija hallin vetvetes,, nëse dëshiron të jesh mik i së vërtetës
Ta pranosh realitetin nuk është turp, përkundrazi është mençuri sepse diagnoza precize e mundëson terapinë precize e terapia precize shëron për mrekulli.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close