‘Arkeologët anglezë zbulojnë një kala dhe një port nënujor në Vlorë.

Aulona Bushi Capaj


Ekspertë nga Southamptoni kanë bërë një zbulim të madh në një vend nënujor të një vendbanimi romak në Shqipëri.

Një ekip i udhëhequr nga arkeologë të Universitetit të Southamptonit kanë zbuluar mbetjet e pazbuluara më parë të një kalaje dhe një porti në bregdetin shqiptar, duke e bërë atë vend shumë më të rëndësishëm sesa që është menduar më parë.

Ekipi i akademikëve kanë qenë duke e hulumtuar në Triport, afër portit modern të Vlorës, dhe zhytësit kanë gjetur edhe tetë akra të strukturave të fundosura, hapësirë kjo që i është bashkuar pjesës tjetër të zbuluar që ka qenë rreth 12 arka.

Ky zbulim lë të kuptohet se Triporti ka qenë një liman për një vendbanim të madh gjatë periudhës Romake, dhe mund të ketë qenë i ndërlidhur me qytetin antik Aulon, tani i njohur si Vlorë.

“Shqipëria ka disa prej ujërave më të rëndësishëm të Mesdheut. Kjo vijë bregdetare ka qenë qenësore për tregtinë antike dhe vazhdon të jetë e rëndësishme si zonë takimi për specie nga deti Adriatik dhe ai Jon”, ka shtuar ai.

Triport u ka ofruar anijeve ankorim të sigurt dhe ka qenë i lidhur me qytete antike përmes rrugëve të mëdha romake. Vendi për herë të parë është eksploruar në shekullin e 20-të, me një studim të mëtejmë të zhvilluar në fillim të viteve 2000.
Artefakte tjera antike të gjetura në vend përfshijnë pllaka çatish për shtëpi, pjata e ibrikë për ujë, të cilat janë lënë të paprekura ku kanë qenë për të ardhmen.’

 

 

http://www.dailyecho.co.uk/news/14695109.Southampton_expert_divers_make_major_discovery_at_underwater_Roman_site/?ref=fbshr

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close