‘Vetëvendosje’ distancim nga sulmi me në RTK

PRISHTINË, 23 Gusht/ATSH/.- Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi për media, ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm të televizionit publik.

VV-parrotlla

“Me tentimin për ta lidhur Vetëvendosjen me sulmin e mbrëmshëm në RTK, menaxhmenti i këtij televizioni e konfirmoi përfundimisht që RTK-në e kanë shndërruar në propagandues klasik të Qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje ka shumë kohë që i bënë thirrje RTK-së të mos i shërbejë Thaçit, Veselit dhe Mustafës si altoparlant agjitacioni. Kapja e RTK-së është dëshmuar përmes uzurpimit të pozitave drejtuese nga militantët partiakë, është dëshmuar nga përgjimet dhe po dëshmohet vazhdimisht nga politikat redaktoriale të këtij mediumi”, thuhet në reagimin e kësaj Lëvizje.

Sipas VV-së, qeveria nuk gjeti fajtorët për asnjërin prej sulmeve që kanë ndodhur kohët e fundit.

“RTK-ja në vend që të kërkojë përgjegjësi nga kjo qeveri për dështimin e sistemit të sigurisë në vend dhe për mosgjetjen e fajtorëve, e sulmoi Lëvizjen Vetëvendosje. Lëvizja nuk pajtohet me sulmin e mbrëmshëm ndaj RTK-së, jo sepse RTK-ja e sotme simbolizon fjalën e lirë, por sepse nuk mendojmë që sulmet e tilla me bomba ndihmojnë ndonjë kauzë të drejtë në Kosovë. Çlirimi i shtetit tonë nga klani pronto që ka uzurpuar çdo institucion publik, do të ndodhë vetëm përmes protestave masive paqësore nëpër sheshet e Prishtinës”, thuhet më tej në reagim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close