Valë ofensive e instinkteve te dirigjuara

Fahri Xharra,25.08.16
Gjakovë


“Valë ofensive shume e gjere dhe e organizuar ka filluar e po ka sukses kundër kombit shqiptar, identitetit shqiptar dhe interesave te kombit. Kemi qene te shqetësuar për strategjinë dhe qëndrimet sllave e greke, normal qe përsëri duhet te jemi te shqetësuar por po kuptoj se ka dale ne plane te pare si më e egër osmanizimi dhe arabizimi i shqiptareve’ shkruan miku Trifon Ziu .
Eh, ishim të shqetësuar për ato strategji sllavo -greke-turke; tani po na rrënojnë kalanë nga brenda.

Në shkollë na e shpjegonin se çështë instinkti . Por si duket ende nuk e dimë se çështë ajo makinë -e quajtur ashtu ? Instinkti është një gjë për të cilën nuk kemi nevojë të mësojmë- ai dirigjon ashtu natyralisht , bile edhe pa e vrarë mendjen ose një qëndrim , një sjellje natyrale të qëndrosh /sillesh në një mënyrë të caktuar si tek njerëzit ashtu edhe tek shtazët pa e ditur se pse , psh. instinkti i hajnisë , tradhtisë , mohimit , vetëmohimit , përdhosjes , krimit por edhe ai i mbi jetesës.
Por të mbijetosh duke i ç’frytëzuar vetëm instinktet atëherë ai grup njerëzish klasifikohet si shtazë. Të ndjekësh instinktin e tradhtisë pa e menduar fare se pse është e pamundur . Duhet të jesh i shtytur . Po , pak nga instinkti , pak nga “kojtja” ( e lehtë për tu ngrënë ) pak nga leverdia personale, pak nga rrethi i caktuar dhe kështu na mbijnë ata që punojnë me instinkte dhe me vetëdije kundër kombit.
Janë disa tipa në skenën mediatike shqiptare që 25 vjet që i ndërrojnë vetëm uniformat dhe instinktivisht ata duhen të shajnë çdo vlerë kombëtare. Vetëdija nuk e lejon , sepse aty punon truri ; në instinkt çdo gjë vjen natyralisht ashtu si të dirigjon instinkti. Të shkosh në nevojtore (WC) është instinkt , të flesh me më të mirën e mbrëmjes është instinkt .Por edhe të ngritësh kundër të kaluarës , tashmes dhe të ardhmes së kombit është instinkt shtazarak i trashëguar .

“SHQIPËRIA NDONJËHERË SHKAKTON FRIKË IRRACIONALE, TREMBEN PREJ SAJ,- THONË SE MUND TË KETË EDHE PESË SHQIPËRI. PRA SADO SHQIPËRI TË KETË, SOT KEMI DY SHQIPËRI NË BALLKAN, DHE DUHET TË JEMI TË LUMTUR. SIDOQOFTË SHQIPTARËT SOT KANË STATUS TË FUQISHËM, JANË BËRË FAKTOR I FUQISHËM NË BALLKAN, GJË QË NUK ËSHTË E TEPËRT PËR TA. PËR FATIN TONË TË KEQ FAKTORI SHQIPTAR NË BALLKAN KA QENË I TKURRUR DHE,- VAZHDOJ TA PËRSËRIS, PËR FAT TË KEQ NUK E KA ZËNË ATË VEND REAL QË DUHET TË KISHTE„-e shkruan mendja e shëndoshë , e shkruan Kadare.

Janë disa tipa në skenën mediatike të Kosovës ( eh mos qofshin ! ) të cilët që 17 vjet flasin dhe përdhosin , po ashtu instinktivisht se e kanë ose traditë familjare ( gjeni për instinkt ai trashëgohet ) ose nuk iu kapë vetëdija se shkrimet , fjalimet dhe paraqitjet e tyre publike janë shumë të dëmshme . Por ata instinktivisht flasin e flasin e flasin.
Përderisa nga Shqipëria na lodhin trurin rojtarët e porosisë së Katovicës , këndej nga Kosova na shtrembëruan mendjen të porositurit për “zbulimin “ e gjuhëve dhe kombeve të reja ( e edhe më shumë se kjo ) ata janë” rojtarët” e të kaluarës së tyre të dyshimtë.

“E padurueshme është qetësia që shfaqin politikanët shqiptarë të të dyja vendeve, Kosovë e Shqipëri. Antieuropianët latent kanë marë formën më të frikshme që ekziston ndonjëherë në mentalitetin shqiptar.” – kishte me thënë Kadare . Por njerëzit e instinktit të tradhtisë janë të zgjedhur mu nga ata politikanë .

Për mendimin tim, as Kosove e as Shqipëria, nuk guxojnë ta shohin njëra-tjetrën, si kontejner për t’i derdhur emocionet negative, frustrimet, pasigurinë dhe përçapjet e ngadalta kah konsolidimi si shtete të mirëfillta demokratike dhe evropiane. ( e thotë një analist )

Ka mbi 10 000 vjet qe Zotit I themi Zot, Besës i themi Besë, Bukës I themi Buke, Ujit I themi Ujë, lisit e themi Lis, plisit I themi Plis (Prof.i hist. Milan Perkaj ).- e dinë këtë njerëzit e instinktit të përmendur më lartë.

E sigurt që ata të instiktive ” paguhen nga Serbia dhe Turqia! Shqiptarët e lirë kanë filluar të mos besojnë më në vlerat e civilizimit europian. A ngjan kjo sikur shqiptarët nuk dinë të jetojnë të lirë? Po., ngjan dhe si kundërvënie kësaj fatkeqësie kërkohet sot më shumë se kurrë të saldohet një herë e mirë uniteti kombëtar. (nga Kadare)” Po kush i zgjodhi këto qelbësira që na e qelben të tanishmen dhe ardhmërinë tonë ?

“KOMBET E EUROPËS SË BASHKUAR E KANË AKOMA TË SHENJTË KONCEPTIN E KOMBIT DHE NE DO TA MBAJMË KËTË SI ATA.SË PAKU NE SHQIPTARËT NUK DO TË MARIM TË PARËT FLAMURIN PËR TA SHKATËRRUAR KOMBIN TONË. KUR TA PRISHIN GJERMANËT, FRANCEZËT, ANGLEZËT…ETJ KOMBIN E TYRE, ATËHERË PO E SHOHIM EDHE NE KËTË PUNË. PRA NUK DO BËHEMI FLAMURTARË NE TË VEGJLIT TA PRISHIM KOMBIN TË PARËT.-(ISMAIL KADARE.)

“Ishim shumë me afër shpirtërisht dikur, ndjesia e te qenit një komb, ndjesia e te qenit vëllezër me duket se ishin me te forta dikur. Dëshira për te qenë prezent te njeri-tjetri, ëndrra dhe aspirata shekullore për tu bashkuar sikur janë zbehur, sikur janë stopuar, nuk kane ecur, nuk janë zhvilluar e thelluar. Ka forca qe punojnë per largimin dhe pengimin e afrimit dhe bashkimit kombëtar. Këto forca te largimit e ndarjes kane fituar pike, kanë qenë te suksesshme. Dhe këto forca nuk janë vetëm te huaja por edhe shqiptare. Ja shikoni: Përpjekjet per krijimin e një identiteti kombëtar kosovar,mendimi për ti vlerësuar dialektet si gjuhe te ndryshme, tendenca per turqizmi e arabizim,zhvillimi galopant i islamizmit politik ekstremist, shitja dhe vënja në shërbim te politikave dhe strategjive serbe e greke, mosdëshira e mosinteresi i udhëheqësve tanë per bashkimin kombëtar, dalja shpesh e elementeve pa tru qe ofendojnë e qe bëhen shkak për instalim mendimesh e qëndrimesh përçarëse ne komunitetet tona shqiptare, përplasjet dhe pengesat ne marrëdhëniet ekonomike, etj, etj, etj, na bëjnë te mendojmë se vet ne nuk kuptojmë, vet ne nuk ndryshojmë, vet ne nuk duam. Kënaqemi dhe gënjehemi me takimet ndërqeveritare spektakolare qe nuk prodhojnë asgjë ne vijim.
A thua se antikombëtarizmi po është me i forte se kombëtarizimi?Ju lutem më kundërshtoni ne ketë ide e për ketë frike se dua shume te jem i gabuar, dua shume te mos kem frike..( na shkruan Trifon Ziu , profesor)

EDHE UNË KAM FRIKË. Kam frikë se Shqipëria dhe Kosova po largohen për fajin e instiktive të dirigjuara.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close