Senati brazilian nis procedurën për shkarkimin e presidentes Dilma Rousseff

BRAZIL, 25 gusht /ATSH-AFP/ – Senati brazilian nisi sot procesin për shkarkimin e presidentes Dilma Rousseff, një vendim që pritet të ketë një ndikim negativ në planin ekonomik për qeveritë e tjera të majta.

BRAZIL-CRISIS-ROUSSEFF

“E deklaroj të hapur seancën”, njoftoi kreu i Gjykatës së Lartë Federale (STF) Ricardo Lewandowski, duke i bërë thirrje senatorëve se do të shërbenin për rastin në fjalë në rolin e gjykatësve dhe duhej t’i linin mënjanë qëndrimet e tyre ideologjike dhe partiake.

Të 81 senatorët brazilianë do të vendosin deri më 31 gusht nëse ish-guerilasja 68 vjeçare duhet apo jo të lërë presidencën me akuzën për përvetësimin të fondeve publike dhe nënshkrimin e dekreteve që përfshijnë shpenzime pa miratimin e Parlamentit./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close