Si vajtohej për Serbinë ?

Fahri Xharra 26.08.16
Gjakovë


Serbia ishte e paqenë ; Serbinë e krijuan shumë vonë e këtë si kundërpeshë ndaj Turqisë . Europa i frikohej osmanizmit e si për çudi ata e gjetën aleatin e tyre tek një territor i cili as gjeografikisht nuk ekzistonte por që i mbante një kishë e fortë ortodokse që këta e quanin pravosllave. Po kush ishin serbët ? Nëse nisemi që nga Kryengritja e parë “Serbe” 1804 , aty ishte një bashkësi ortodokse me më shumë shqiptar se sa serbë dhe të cilët e kishin një synim që të krijonin një hapësirë gjeografike së cilës do ia venin emrin Servia ( Serbia ). Servia në hartat e vjetra mesjetare kuptohej ortodoksia e shpërndarë gjithë andej e këndej.
Një arsyetim e kishin që nga despotati i Stefan Nemanjes ishte krijua një hapësirë gjeografike ortodokse që e mbulonte Serbinë e sotme , Kosovën , Shqipërinë dhe Greqinë . Nuk ishte shtet , aspak nuk funksiononte si shtet por si pronë kishtare e Bizantit të kohës. Nëse shihen dokumentet e kohës , krisobulat dhe materialet tjera të shkruara kishtare , çdo cm katror i takonte kishës ortodokse. Pra nuk i takonin një shteti të caktuar , siç pretendohet nga vetë ata – “Serbisë”.
Por, prapë po vazhdoj që ndarja e kishave dhe ndarja e tokave sipas marrëveshjes se Konstatinopojes me 1054 në mes lindjes dhe perëndimit , serbët u gjetën më së miri. Edhe pse pak në numër , ata ditën që me manipulime fetare të marrin pranë vetës edhe të tjerët . Por prapë , jo aq sa të formojnë tërësinë territoriale të sotmen.
Vetëm një sqarim të vogël , ata “krenohen “ me gjuhën e tyre “staroslovenski “ e që është vetëm një alphabet kishtar nga Cirili dhe Metodi , të cilin dinin ta lexoni vetëm paria udhëheqëse kishtare. Pas vitit 1852 (Српског Ријечника је објављено 1852. у Бечу ) filloi të shkruhej një gjuhë e cila vetëm flitej e shkruhej nga pak njerzë. Por historikisht deri vonë shkrimi cirilik serb ishte i panjohur për masën e “gjerë” popullore.
Europa e donte një shtet të fortë në Ballkan , Osmanet sa vinin e dobësoheshin .
Tek shqiptarët nuk kishin besim. Shkaqet dihen; qëndrimi indolent shqiptar ndaj Perëndimit , mu sikur se sot .
Aftësia e tyre ishte se ata dinin të vajtonin , të qanin , të ankoheshin , të shndërroheshin në viktima ( edhe pse të pa qena ). Ata, që nga koha e Kongresit të Berlinit , Konferences së Londrës , Parisit por edhe sot në të gjitha takimet ndërkombëtare dinë të angazhojnë , t`i paguajnë që të punojnë për ta njerzit më të mençur të Eurpës dhe Amerikës të kohërave që flasim.
Për ta ilustruar këtë që e thash e zgjodha librin , në mesin e mijëra librave të paguara nga serbët e që flasin për serbët si “viktima historike “ të Ballkanit.
Libri quhet “Heroic Serbia”nga Victor Berard (i s one of the ablest and most cul tivated French political writers. Born in1 864and educated at the Ecole Normale Supé rieure he rapidly di stinguished himself by the brilliance of his intellect and the versati lity of , his talent. ). Pra Serbia e zgjodhi shkrimtarin politik ,më të aftin dhe më shkolluarin të kohës, i njohur për shkëlqimin e tij intelektual dhe rrjedhshmërinë e mendimeve për të shkruar pra për Serbinë Heroike.
Ja disa fjalë nga fillimi i atij libri ( që normalisht ka pasur ndikim në kancellaritë e Europës ):” Gjer më 1912 , Serbia ishte shteti më i dobët i Europës dhe se ekzistenca e këtij kombi kërcohej.(?)
Derisa Britania e Madhe , shkruan në libër i kishte 121ooo mila katrore Serbia i kishte vetëm11 600 mila katrore .Vaje , për Serbinë !
“ E vogël dhe heroike dhe duhej të rritej ‘ ishte qëllimi i librit .

Një gjë të iu shkruaj, se serbët e vazhdojnë të njëjtën strategji me sukses dike qarë për krenarinë e tyre të “përdhosur “ nga shqiptarët ; ata nuk ndalen, e duan rritjen e Serbisë : me Kosovën pra !
“Fryma osmane, po krijon themele të reja në Shqipëri, Kosovë , te shqiptarët e Maqedonisë ka kohë që ka zënë vend. Tashmë nuk është film po të përmendet hapur këtu se: feja islamike është përqafuar nga më shumë se gjysma e shqiptarëve, se ka pashallarë të rinj vendës të lidhur me një mijë fije me erdogan-sulltanët e Anadollit, ka një shtresë njerëzish të nëndheshëm (të rrezikshëm) me prirje proislamike, ka shoqata të reja „ Dum Babën“(dalin hapur nëpër mediat shqiptare) të cilat janë gati të përmbysin gjendjen deri në rrebelim pro turk etj.,etj, Alarm!” ( Ismail Kadare) . E sigurt, që këta paguhen nga Serbia dhe Turqia! Shqiptarët e lirë kanë filluar të mos besojnë më në vlerat e civilizimit europian .
Kush nuk beson se Serbia, nga njëra anë paguan radikalizmin islam, nga ana tjetër ankohet fuqive perëndimore duke i paditur ata: «Ja për çfarë na bombardove 1999-ën, për xhamitë e shqiptarëve!»

Pra ky ishte dhe është vaji serb si “ viktimë e shqiptarëve “

Kur do të mbushemi mend?

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close