Majlinda dhe Rrjedha kronologjike e nje rropatjeje per ekzistencë në Golem!

Xhelil Arifi–Korrospondencë nga Golemi


Është mirë kur njeriu shkon në det për të pushuar,e në fakt nuk pushon!Jo se nuk relaxohet por lloj-llojshmëria e njerzëve atje të detyron të merresh me ta.Dhe takon njeriu edhe nga ata,që me pak para kanë ardhur për ta shijuar anën e vërtetë të asaj që i thonë të shkosh n det,por edhe të tillë që s’qajnë kokën për lek,se kanë mjaft.Dhe të gjithë këta së bashku me ata që erdhën nga shtete tjera dhe edhe vendës e edhe ata që s’janë vendas por s’janë edhe të huaj por janë nga Kosova ,me një fjalë quhen pushues.Dhe kështu merren edhe nga njerëzit andejpari dhe të cilët e mirëpresin këtë sezonë pushimesh verore sepse me kohë e kanë kuptuar se është fitimprurëse për ta si dhe një e mirë për pushuesit të cilët sido që të jenë,me pak buxhet apo me më shumë, duan shërbime infrastrukturore edhe të tjera nga ato gastronomike.

Prandaj ka shumë njerëz,të cilët me iniciativë private dikush më me sukses e tjetri me gomar mundohen të nxjerrin më të mirën nga kjo kohë pushimesh dhe të sigurojnë sado kudo të ardhura për të mbajtur veten dhe familjet e tyre.
Dhe më besoni nuk është aspak e lehtë,si për atë që mbanë në dy duartë peshën e rëndë të pijeve të freskëta që mundohet tua ofrojë dhe shesë pushuesve në plazh,e deri tek ai që shet kallamoq të pjekur e fiq e akullore si dhe ai që shet libra, e lodra e gjëra që i nevoiten njeriut në plazh.Të gjithë këta me orë të tëra pa pushuar bëjnë gjiro plazhit të gjatë në bregdetin shqiptar,në diell përcëllues dhe zallë të vështirë për ta ecur.Por ka të tillë që kanë hapur një biznes të vogël mu pranë plazhës dhe me sakrificën e të mundshmes,mundohen ti dalin zot punës dhe kërkesës ditore aty.Ata nuk pushojnë,ata mbajnë sytë katër në hulumtim të klientëve dhe në gjurmimin e më të mirës për klientët e tyre.Nëse me këtë fjalinë e fundit e teprova dhe nëse kjo nuk vlenë për të gjithë atëhere për një zonjë që quhet Majlinda vlenë tërësisht.

14100403_1803772989860259_3180254585614161700_n
Ajo ka sjelljen dhe mirësjelljen,si dhe mundimin për ta bërë më të mirën për klienë e saj si dhe për vete dhe biznesin e saj.Ajo tok me bashkshortin (Që të dy nga Tirana) kanë ardhur në Golem,më sakt në një pjesë të plazhit,e cila nuk është në anën më të mirë infrastrukturore,dhe këtu kanë zbarkuar dhe kanë hapur çadarat “pushtuese”.Në fakt këtu te pishat mu pranë plazhit kanë vendosur/improvizuar një lloj miksi restaurant -kafeje,ku shërbehet ushqim dhe pije,që nga peshku e deri tek kafja.Por nuk është vetëm kjo.Majlinda dhe i shoqi i saj kanë edhe një hapësirë me çadra mu në plazh ,drejt biznesit të tyre,dhe ti shohësh këta të dy që janë pranë të gjashtëdhjetave se si rropaten me tërë këto është nganjëhere e quditshme se si ja dalin.Ata i bëjnë të gjitha vetë,edhe i kontrollojnë dhe mirëmbajnë çadrat edhe restorantin e improvizuar,ku edhe shërbejnë edhe gatuajnë vet.E lodhëshme!!Që nga mëngjesi i hershëm deri në darkë të vnëshme.
Dhe nuk ngelet me kaq përpjekja e këtyre të dyve për një jetë më të mirë,e që nganjëhere ngelet në kufijtë e kësaj,siq na e thotë vetë Majlinda.

Ajo thotë se si rropatja e sajë për siguruar një jetë normale nuk mbaron dhe as fillon atëhere kur fillon dhe mbaron sezona turistike,dhe kur përfundon plazhi.Ajo rrëfn se si puna dhe angazhimet e tyre fillojnë që në pranverë atëhere kur qelin lulet dhe zambaku i bardhë të cilin e mbëledhë dhe e shpërndanë në Tiranë e gjetkë si dhe merren me zënien e peshkut dhe po ashtu me shpërndarjen në tregjet përkatëse….duke ardhur sërish,çdo të vetmin vit në sezonën e pushimeve.por jo të sajën dhe të shoqit të saj,por të atyre që ajo u shërben për të siguruar një dimër të qetë sado kudo,të cilës jo gjithmonë ia arrinë sepse thotë Majlinda “Nganjëëherë janarin e kemi të vështirë dhe mezi ia dalim”.Edhe përkudër një viti gati të plotë angazhimi pune e rropatje…..

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close