Ajo që duhet të dini për Herpes

Ajo që duhet të dini për Herpes


Herpes është një pasojë e infeksionit nga virusi herpes simplex,i cila zakonisht shfaqet në rajonin e buzëve, si jashta dhe brenda, në mjekër dhe madje mund të shfaqet edhe në hundë. Është me rëndësi me i zbulue me kohë simptomet dhe me i tratua që të mos vijë deri te shfaqja e tij, në qoftë se shfaqet,atëhere duhet të dini si ta trajtoni atë.

herpes

Herpes karakterizohet nga fakti se nëse njëherë hyn në organizmin tonë ai vështirë se mund të shërohet plotësisht. Disa trajtime, kremi ​​dhe preparate të tjera mjekësore e sjellin atë vetëm në gjendje të qetësisë/fjetjes, dhe varet nga sistemi ynë imunitar, nëse do të rishfaqet përsëri e që do jetë pashmangshëme.

FAKTORËT E RREZIKUT

Shkaqet më të shpeshta për paraqitjen e herpesit janë:stresi, lodhja, imuniteti i të ulët, gripi dhe infeksionet e tjera virale që ndikojnë në trupin tonë gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Ne nuk duhet të harrojmë se dukuria e përhapjes së herpesit edhe gjatë verës nuk është e pazakontë, pasi temperaturat e larta dhe rrezet e diellit të fortë mund të çojnë në rebelim të virusit herpes dhe paraqitjes së tij në lëkurë.
SIMPTOMET

Shfaqjen e herpesit shoqërojnë flluska të vogla të mbushura me lëng qëpërcillen me kruarje, dhimbje apo therje. Mbushjet pas një kohe shpërthejnë, vëjnë kore mbi, dhe kur ajo thahet bie pa lënë gjurmë.

PARANDALIMI

Rregulli bazë i të gjitha infeksioneve virale është përpjekja për të iu shmangur burimit. Nëse është fjala për marrjen e lëngjeve nga e njëjta gotë nga i cili ka pirë i njejti person i cili ka patur herpes, nga një puthje ose duke përdorur të njëjtin peshqir pas një dush janë të gjitha këto burime të infeksionit me virus që duhet shmangur.
TRAJTIMI

Së pari, duhet theksuar se herpes nuk mund të zhduket për dy ditë, nëse veq është shfaq tashmë në lëkurë. Është e rëndësishme që me kohë ti njohim simptomat dhe rajonin ku paraqitet dhe ta trajtojmë. Ka preparate të ndryshme për trajtimin e herpesit, por ne ju inkurajojmë që ta provoni me disa kube akulli.

Në qoftë se ju keni kruarje, djegie apo skuqje, merrni një pjesë të akullit vejëni në atë rajon dhe kjo do të parandalojë përhapjen e herpes.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus (0 )
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close