Sot në Pejë u protestua kundër demarkacionit me Malin e Zi

PRISHTINË, 27 Gusht/ATSH/.- Qindra qytetarë kanë dalë sot tek sheshi i qytetit në Pejë, për të mbajtur një protestë paqësore me qëllim të kundërshtimit të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi .

peja-270816

Protestuesit kanë thënë se do të kundërshtojnë faljen e tokave të Kosovës. Me pankarta në duar, ata kanë përcjellë mesazhe të kundërshtimit të ratifikimit të marrëveshjes e cila planifikohet të diskutohet me një shtator në Kuvendin e Kosovës.

Kryesuesi i Këshillit për organizimin e kësaj proteste Ali Lajçi, tha se qytetarët e Kosovës duhet të ngrenë zërin, pasi nuk po flasim për kufij administrativë e komunalë, por po bëhet fjalë për kufijtë e një shteti.

Sipas tij, Kosova do të humbë 12 mijë hektarë tokë me ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Përfaqësuesi i Grupit të Intelektualeve Rugova, Mujë Rugova theksoi se qëllimi i protestës është t’i themi jo komisionit shtetëror dhe institucioneve më të larta shtetërore . Ai shtoi se demarkacioni është në favor të Malit të Zi, gjë që sipas tij është e papranueshme dhe e pa drejtë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close