Vice kancelari gjerman Gabriel:Turqia nuk mund të hyjë në BE

Radhëve të politikanve të vendeve të rëndësishme Europiane të cilët kundërshtojnë hyrjen e Turqisë në Bashkimin Europian,u është bashkuar edhe nën kancelari gjerman Sigmar Gabriel i cili ka thënë se nuk sheh se si Turqia do të bëhe anëtare e Bashkimit Europian.

Me këto fjalë ai i është bashkuar kreut shtetror austriak,i cili pas grushtetit të dështuar dhe hakmarrjes së Erdoganit,ka kundërshtuar anëtarësimin e Ankarasë zyrtare Bashkimit të shteteve dhe popujve Europian,nën arsyen se nuk egziston potencial demokratik për këtë.

SPD-Landesparteitag in Mecklenburg-Vorpommern

 

Gabriel ka thënë se nuk sheh mundësi që Turqia të bëhet anëtare e Bashkimit Europian “përderisa vazhdon kariera e tij (Erdogan) politike”,edhe nëse Ankara i plotëson të gjitha kërkesat për anëtarësim,edhe pse e tërë procedura ka filluar qysh në vitin 2005.

” Edhe po të jeni shumë optimist në pytje me karieren time,unë nuk shoh se Turqia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.Nuk mund të pranojmë në anëtarësi të BE ‘Qytet-Shtet'”, ka thënë bashkëpunëtori i parë i kancelares gjermane Merkel.

Sipas tij problem i maddh logjistik është se Turqia ka numër shumë të madh banorësh,rreth 79 milion sipas llogarive të Bankës botërore.
“Si do të funksiononte kur Bashkimi Europian momentalisht po humbë njërin nga anëtarët më të rëndësishëm të saj dhe ende nuk ka mënyrë që të organizoj vetveten”ka shtuar Gabriel.
Ai ka thënë se Turqia në të ardhmen e largët ,do mund të bëhej partner “në rrethin” e unionit të reforuar Europian.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close