Shkencëtari gjerman Hausen:Ky është ushqimi që shkakton kancerin…

Ne të gjithë e dimë se në kohët moderne njeriu është duke u sëmurë gjithnjë e ma shumë nga kanceri,e sidomos pas luftes së dytë botërore,për shkakun se pas kësaj lufte është popullarizuar importi dhe përdorimi i mishit të lopës.Në fakt këtë e thotë as më pak e as më shumë se profesori gjerman,fitues i çmimit Nobel Harald zur Hausen.

Harald+zur+Hausen+60th+Lindau+Nobel+Laureate+cR4Mcsa98yTl

Shkencëtari gjerman dhe fitues i çmimit Nobel në fushen e fiziologjisë,Hausen,ka paralajmruar se virusi i studiuar pak i cili haset tek lopët mund të shkaktojë kancerin tek njerëzit.
“Konsideroj se kafshët shtëpiake mund të jenë shkaktarët direkt të kancerit të zorrës së trashë tek njerëzit.Posedojmë të dhëna experimentle të cilat mbështesin këtë hipotezë.Megjithate,kjo duhet s’pari të vërtetohet”,ka thënë Hausen.
Edhe më parë është tërhequr vërejtja nga shkencëtarë të tjerë se përdorimi i mishit të kuq -të viçit,kalit,deles,dhe derrit rritë rrezikun e sëmurjes nga kanceri kolorektal.

Por Hausen thotë se rreziku vjen vetëm nga mishi i lopës,por edhe pse kjo dikujt do ti duket e pabesuesheme,edhe nga qumështi i lopës.
“Spjegimi tradicional është i lidhur me përgatitjen e mishit për ngrënie në grill,dhe nga kjo është thënë vjen deri tek formimi i kancerogjeneve.Kjo tezë bie poshtë kur mendohet se kjo gjë do të duhej të ndodhë edhe kur përgatiten mishi i pules dhe peshku në të njejten mënyrë,por që askujt nuk i shkon mendja të thotë se kjo ndodhë edhe nga këto,” thotë shkencëtari Hausen.

Ai zbulon se edhe në kërkimet e tij ai posaqërisht i ka kushtuar vëmendje faktit që në Mongoli hahet shumë mish i kuq por se kanceri i zorrës së trashë haset rrallë,mu sikur në Indi ku mishi i lopës faktikisht për shkaqe religjioze kurrë nuk konsumohet.
Hausen gjithashtu tregon në faktin se niveli i sëmundjeve kolorektale është rritur pas luftes së dytë botërore.Dhe ai beson se kjo ka ndodhur për shkak se në këto vende është bërë e popullarizuar importimi i mishit të lopë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close