Irani kundër operacioneve ushtarake të Turqisë në Siri

TEHERAN, 31 gusht /ATSH-AFP/ – Irani i kërkon Turqisë që po zhvillon një ofensivë në veri të Sirisë të ndërpresë menjëherë operacionet e saj ushtarake për të evituar një komplikim më të madh të situatës në rajon, sipas medias iraniane.

000_Par7987872

“Vazhdimi i pranisë ushtarake të Turqisë në Siri e komplikon edhe më shumë situatën”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Bahman Ghassemi, i cituar sot nga televizioni shtetëror.

Ai theksoi se “përplasjet në veri të Sirisë po shkaktojë vdekjen e të pafajshmëve dhe është e nevojshme që ushtria turke të ndërpresë sa më shpejtë aksionet e saj ushtarake”.

Irani është mbështetësi i parë rajonal i presidentit sirian Bashar Al Asad. Teherani mbështet politikisht, financiarisht dhe ushtarakisht pushtetin sirian, duke dërguar në terren këshilltarë ushtarakë dhe vullnetarë për të luftuar në krahë të ushtrisë siriane grupet rebele të armatosura dhe xhihadistët./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close