Albin Kurti fton qytetarët për protestë masive nesër dhe është i bindur se do ta ndalojnë demarkacionin mu sikur ndaluan “zajednicën”

Protesta e nesërme për liderin faktik të VetëVendosjes Albin Kurti do të jetë dita kur do të ndalet sjellja e vendimit të kuvendit për demarkacionin me Malin e zi.
Ai ka thënë se duke iu falemnderuar veprimeve të opozitës është penguar edhe formimi i “zajednicës” ,asaj që i thonë Bashkësi e komunave serbe.

kurti-ymeri-493873-640x420

Kurti në konferencë për gazetarë ka thënë më tutje se lëvizja me të gjitha mjetet në posedim do ti kundërvihet vendimit të nesërm për demarkacionin me Malin e Zi,të cilën do të duhej ta miratonte parlamenti.
“Do të protestojmë qetë ,por jemi të shqetësuar.Kjo nuk do të thotë se do të lejojmë ratifikimin e marrveshjes e cila Kosovës ia merr më shumë se 8.000 hektar tokë dhe besoj se protesta jonë do të ket sukses dhe ky pushtet do të marrë fund” ka thënë Albin Kurti.
Ai ka shtuar se “duke iu falemnderuar luftës së opozitës së Kosovës ,Mali i Zi dhe Serbia nuk ia kanë dalur ti implementojnë interesat e tyre”,përderisa qeverinë e Kosovës e ka quajtur proserbe.

“Zajednica e komunave serbe nuk ka mundur të formohet,dhe nuk ka mundur të bëhet demarkacioni duke iu falemnderuar përpljekjeve të parreshtura të opozitës”,ka thënë ai.
Ndërsa në lidhje me burgosjet e djeshme të gjashtë anëtarëve të Vetëvendosjes,Kurti ka thënë se ky është presion i regjimit në demokracinë dhe .luften demokratike për të drejta dhe i ka ftuar qytetarët të mblidhen nesër në sheshin “Skenderbeu” par Kuvendit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close