Shkencëtarët:Qentë e kuptojnë vërtetë,gjuhen me të cilën flisni me ta !

Mu ashtu edhe sikur është menduar më parë e kanë konstatuar edhe shkencëtarët Hungarez,se qentë kuptojnë atë çka iu flet njeriu.
Shkencëtarët kanë skanuar trurin e 13 qenëve derisa atyre u ka folur trajneri i tyre,për ta vërtetuar cila nga hemisferat e trurit është aktive në ato momente.

Listening-dogs

Është zbuluar se qentë,mu sikur njerëzit “përpunojnë fjalët” në hemisferën e majtë të trurit,përderisa atë të djathtën e shfrytzojnë për ta analizuar tonin r zërit të njeriut.
Shkencëtarët kanë vërtetuar se qentë,fjalët falenderuese që u drejtohen atyre,i kuptojnë si të tilla vetëm nëse u thuhen me ton pozitiv.
Fjalët pa kidhje ,edhe pse të folura me ton trimërues ,ose fjalë kuptimplota të folura në mënyrë të papërcaktuar,me ton neutral,kanë të njejtin efekt në qen-kurrfare.

Pra ,truri i qenëve regjistron atë çka u thuhet dhe me cilin ton u thuhet ,ka deklaruar neurologu Atila Andich nga Uni “Lorand” në Budapest.
“Qeni fjalën falenderuese do ta kuptojë si shpërblim vetëm nëse fjala e thënë vërtetë e ka këtë kuptim dhe nëse është thënë me intonim përkatës”,ka thënë eksperti.
Ai ka thënë se këto zbulime tregojnë se aftësia mentale e “procesuimit të gjuhës është zhvilluar më heret se sa është menduar.Edhe pse llojet tjera ka mundësi që gjithashtu janë të afta mentalisht ta kuptojnë gjuhen mu sikur qentë,kjo është e vështirë të vërtetohet sepse nuk tregojnë asnjë lloj të interesimit për gjuhen e njeriut,ka thënë Anndich.

Nga ana tjetër qentë me mijëra vite janë socializuar me njerëzit,dhe me vëmendje përcjellin atë çka njeriu iu flet,dhe mënyra se si iu flet.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close