Marine Le Pen: “Hillary Clinton do të thotë luftë,shkatërrim,destabilizim të Botës..”

Liderja e partisë konservative National Front Marine Le Pen ka përkrahur kandidatin republikan për President Dunald Trump.
Ajo ka tërhequr vërejtjen se sipas saj asesi nuk duhet të fitoj Hillary Clinton sepse do ti sillte luftë dhe të kqija botës ka njoftuar Reuters.

Marine-Le-Pen-Front-National-638x358

“Të gjithë por vetëm clinton jo-kjo është ajo çfare është në interesin e Francës”,ka thënë Le Pen për CNN,duke ju përgjigjur pyetjes se cilin kandidat mbështetë ajo.
Ajo ka shprehur besimin se “Hillary do të thotë luftë,shkatërrim,destabilizim të Botës,zgjedhje ekonomike të cilat do të ishin fatale për Francëndhe popullin e saj,dhe zgjedhje gjeostrategjike të cilat do të shpienin në konflikt global”.
Ajo,Le Pen si lidere e së djathtes ekstreme me Trump ndanë strategjinë e cila bazohet në që ajo e quan “Antisistem”.
“Neve të përbashkët kemi atë që nuk jemi insaider,nuk jemi pjesë e sistemit,nuk varemi nga askush dhe nuk marrim urdhëra nga asnjë institucion financiar”,ka thënë ajo duke folur për vete dhe Trump-in.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close