Demarkacioni u tërhoq nga rendi i ditës, Mustafa thotë: Nuk ka kushte për votim

PRISHTINË, 1 Shtator/ATSH/.-  Qeveria e Kosovës tërhoqi të enjten nga rendi i ditës i Kuvendit, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, pasi nuk jane kushtet per votim, deklaroi kryeministri kosovar, Isa Mustafa, në seancën e sotme plenare.

95953-Th0lkGzKpk

“Sot nuk janë kushtet për votim. Nuk është normale ta diskutojmë këtë në kushte të pafavorshme. Do të mundohemi të arrijmë një qëndrim të përbashkët”, deklaroi Mustafa.

Nis seanca për demarkacionin

Kuvendi i Kosovës nisi të enjten me rreth dy orë vonesë seancën plenare, ku do të shqyrtohet ratifikimi i marrëveshjes për kufirin mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, që kundërshtohet nga opozita.

Në kundërshtim të ratifikimit të demarkaciont, subjekti më i madh opozitar kosovar, Lëvizja Vetëvendosje, kishte thirrur para seancës plenare një protestë, e cilësuar si historike, ndërkohë që dy partitë e tjera opozitare, AAK e Nisma kishin deklaruar se nuk do të merrnin pjesë në të. Pas bojkotit disamujor, deputetët e këtyre partive ishin prezentë në seancë, ndërsa deklaruan se do të votonin kundër marrëveshjes së demarkacionit.
Seanca e Kuvendit, e paralajmëruar në orën 11:30, ka në axhendë edhe dy interpelanca, të kërkuara nga deputetet e Vetëvendosje me kryeministrin Isa Mustafa, lidhur me kodin telefonik shtetëror të Kosovës, si dhe me situatën aktuale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close