Zjarr në një shkollë të Mitrovicës në veri

shkollePRISHTINË, 2 Shtator/ATSH/.- Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mbrëmë rreth orës 23:00 në shkollën e vjetër ‘Branko Radiçeviq’ që ndodhet në rrugën ‘Xhon Kenedi’ në veri të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve materiale ka edhe të lënduar në njerëz.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se në vendin ku ka shpërthyer zjarri kanë jetuar tre familje të kombësisë serbe, dy familje nga jugu i Mitrovicës dhe një nga Kroacia, ndërsa një person rreth 60 vjeçar është trajtuar në spitalin e veriut si pasojë e lëndimeve të pësuara.

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arritur që rreth mesnatës ta lokalizojnë zjarrin.
Deri tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close