Jo, Vuk Jeremiqi kryetar i Kombeve të Bashkuara ?

Fahri Xharra, 02.09.16 Gjakovë


Edhe unë i bashkëngjitëm Adriatik kelmendit me :”Nesër në shesh në protestë për një kauzë jetike për Kosovën – antishqiptari Vuk Jeremiq të mos lejohet të bëhet shef i organizatës më të madhe në botë OKB”

2016-02-9--23-09-32

Cili ësht Vuk Jeremiqi ? “Vuk Jeremiqi është duke u bërë gati të paraqesë kandidaturën për postin e sekretarit gjeneral të OKB-së në fund të vitit të ardhshëm. Ky ka qenë ministër i Jashtëm i Serbisë nga viti 2008 deri në vitin 2012 në qeverinë e udhëhequr nga Partia Demokratike. Ai ishte president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së prej shtatorit 2012 deri në shtator 2012. Mandati pesëvjeçar i Bank Ki Moon-it përfundon në dhjetor të vitit 2016. Javën e kaluar, ai themeloi një institut politikash të quajtur Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Zhvillim të Qëndrueshëm. Organizata do të angazhojë ekspertë të rinj nga Serbia për të implementuar projekte ndërkombëtare politike dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.”
Edhe kjo : Si kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nen organizimin e tij për kremtimin e Vitit të Ri Ortodoks dhe prezantimin e Serbisë në sallën e madhe të Asamblesë së Përgjithshme në New York më 14 janar ishte kënduar “Marshi mbi Drinë”. E shihni ?
Në vija të shkurtra e pamë se cili është Vuk Jeremiqi . Një serb i kalitur mirë për kombin e tij , një nacionalist i madh serb i cili gjatë mandatit të tij i ka sjellë shumë dëme diplomatike Kosovës , e pasojat e veprimit të tij diplomatik ndoshta jemi duke i ndier edhe sot.
Mbahet në mend për deklaratat e tija ; Në vendet Perëndimore, për Kosovën agjitonte si vend islamik , e ne vendet islamike agjitonte për ne si vend perëndimor. Në dy klasifikimet e tij për ne ia kishte qëlluar bukur si shumë l sepse ne hiqeshim si properëndimor e në brendi vepronim si vendi më islamik . Ju kujtohet ? Bota na përcjellë me teleskop e mikroskop , me satelit vrojtues nga qielli e me sy vrojtues nga toka. Por, ne mendonim se jemi në në një planet tjetër dhe bota s`ka qasje në ne.???????

Të gjithë duhet të protestojmë kundër kandidaturës se tij si kryetar i OKB-së.

“Sekretari i ardhshëm i OKB-së pritet të vijë nga Evropa Lindore, sipas sistemit rotativ mes gjashtë grupeve regjionale të OKB-së. Pos zyrtarit serb, në garë për ta pasuar Ban Ki Moon-in janë edhe ministri i jashtëm malazez, Igor Lukshiq, ministrja e jashtme kroate Vesna Pusiq, ish-presidenti i Sllovenisë Danilo Turk, dhe ish-ministri i jashtëm i Maqedonisë, Srgjan Kerim, njofton shtypi.”

Po, ku jemi ne shqiptarët? ASNJE kandidat as nga Kosova e as nga Shqipëria. Po a nuk kemi ne diplomaci të denjë që të na përkrah bota? A nuk kemi ndonjë kandidat për këtë post ?
Kemi , kemi por nuk e meritojmë si komb ndoshta .
Të gjithë në një mënyrë apo tjetër të protestojmë kundër antishqiptarit të përbetuar Vuk Jeremiq për postin e Kryetarit të OKB-s.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close