Rama:Më në fund shqiptarët i janë përgjigjur krahëhapur por edhe të penduar, rënkimit të përsëritur të Nënë Terezës, “Nga gjaku, unë jam shqiptare”

TIRANE, 4 Shtator /ATSH/- Kryeministri Edi Rama, duke vleresuar figuren e  “Nënë Terezës”  eshte shprehur se,  “Për shumë kohë Nënë Tereza është përkujtuar dhe është kremtuar ne vendin tonë, më së shumti e mbështjellë virtualisht me ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar. Me të vërtetë 40 vjet pasi ju mohua gjaku, emri dhe rrënjët e saj përfshi këtu, mjerisht edhe nga vendi prej ku u çel jeta e Gonxhe Bojaxhiut, Shqipëria dhe shqiptarët ndjenë një nevojë therëse për t’ju përgjigjur krahëhapur por edhe të penduar, rënkimit të përsëritur të Nënë Terezës, “Nga gjaku, unë jam shqiptare”.

17

Përmasa kombëtare e këtij personi unik, shkruan Kryeministri  Rama, të rreshkur në përvuajturi nga dashuria dhe vetëmohimi absolut për të tjerët, pa më të voglin dallim është për ne si shqiptarë i domosdoshëm.  Sepse rrënjët janë të rëndësishme. Nëse rrënjët shqiptare të Nënë Terezës janë një e vërtetë për t’u mirëmbajtur me përkushtim, në fakt ato janë vetëm një pjesë e një të vërtete më të madhe dhe ai rënkim që vjen në testamentin e saj njerëzor për rrënjët, meriton që të meditohet deri në fund, cileson kryeministri Rama, ne nje vleresim te tij ne media sot.

E nëse i besojmë Nënë Terezës, vijon ai, mjaft të kujtojmë një fjalë të sajën: “Mos prisni një lider t’ju thotë se çfarë duhet të bëni, por bëni atë që mundeni person në person.” Ndoshta askush prej jush nuk do të përjetojë përvojën mistike dhe rrugëtimin unikal të Nënë Terezës dhe të motrave të saj. Megjithatë çdonjëri prej jush, çdonjëri prej nesh, kur është fjala për të qenë vullnetar për një kauzë të madhe apo të vogël, po në thelb çdo kauzë që i shërben qoftë dhe një njeriu të vetëm, është e madhe sa vet njerëzimi. Jemi sidoqoftë të thirrur të mbartim përkushtimin dhe vetëmohimin që rrezaton në madhështi figura dhe rruga e Nënë Terezës.

Themelimi i misionit laik të vullnetarizmit është në fakt, një rrugë paralele në të njëjtin drejtim me misionin fetar të vullnetarizmit dhe të dyja bashkë i lidh dashuria, e cila frymëzon të gjithë dinamikën e vullnetarizmit. Dhe është një dashuri që përmes të tjerëve krijon kushtet që njeriu të përmirësojë vetveten dhe tek e mbramja, në fund të rrugës të ndjehet shumë më i pasur, shumë më i vërtetë përballë të gjitha tundimeve dhe sfidave, që në çdo çast e thërrasin njeriun drejt rrugësh të tjera.

Unë besoj shkruan Kryeministri Rama, që ka shumë gjëra për të cilat ia vlen të bashkojmë forcat dhe të punojmë sëbashku, pavarësisht nëse vijmë nga rrugë të ndryshme, dikush vjen nga rruga e angazhimit fetar, dikush nga rruga e angazhimit social dhe dikush tjetër nga rruga e angazhimit politik. Ajo që e bën të mundur bashkëpunimin ndërmjet njerëzve që vijnë nga rrugë të ndryshme është emëruesi i përbashkët. Një emërues i përbashkët, të cilin Nënë Tereza ia vuri përpara si mundësi, njerëzve të kombeve të ndryshme, të feve të ndryshme, të rrugëve të ndryshme dhe të statuseve krejt të ndryshme sociale. Mjafton t’i hedhim një sy paraqitjes shumë të përmbledhur grafike të imazheve në ekrane, për të parë sesi në një fotografi, Nënë Tereza i përulet një fëmije të sëmurë dhe në një fotografi tjetër, Princesha Diana i përulet Nënë Terezës.

Në këtë emërues të përbashkët vlen si shembull, edhe ajo çka 30 vjet më parë, ekzaktësisht në vitin 1985 Sekretari i Përgjithshëm atëherë i Kombeve të Bashkuara, Peres De Cuellar, i rezervoi në fjalën e tij mikpritëse, Nënë Terezës:

“Ja gruaja më e fuqishme e kësaj toke! Ja gruaja që kudo mikpritet me respekt dhe me adhurim! Ajo është një njeri dhe në të njëjtën kohë, Kombet e Bashkuara. Sepse në zemrën e saj i ka dhënë strehë të varfërve të çdo cepi të globit. Atë që e bëjnë apo përpiqen ta bëjnë çdo ditë, Kombet e Bashkuara, mund ta bëjë edhe një zemër e vetme, duke u përpjekur çdo ditë si të ishte Kombet e Bashkuara.” shkruan Rama  .

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close