Kosova feston shenjtërimin e Nënës Tereze

PRISHTINË, 4 Shtator /.-Në Kosovë ka mbizoteruar atmosferë feste për shqiptaren Nënë Tereza e cila u shpall sot shenjëtore nga Papa Françesku në Vatikan, në meshën  e shenjtërimit  që u ndoq nëpër familje e kudo në transmetimet televizive.

nëna

Për nder të Shën Terezës, një meshë u mbajt sot në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku Don Izidor Lukiç, drejtor i Qendrës “Don Bosko” falënderoi Zotin për “dhuratën më të madhe që na e dhuroi, Nënën tonë të shenjtë”.

Profesori në Fakultetin e Studimeve Islame në Universitetin e Prishtinës, Dr. Xhabir Hamiti, shprehet se ndihet i nderuar për kanonizimin e Gonxhe Bojaxhiut, e njohur tanime ne bote me emrin Mother Tereza.

meshe-Prishtine“Si qytetar shqiptar, ndihem i nderuar me respektin dhe konsideraten me te larte qe po i bene selia boterore katolike ne Vatikan, misionares dhe humanistes se shquar te shekullit te kaluar, me gjeneze shqiptare.

Suksesi yne individual shqiptar ne bote, historikisht eshte shume me i shquar sesa ai kolektiv.

Uroj qe ne te ardhmen te jemi me te bashkuar per te miren tone te perbashket”, ka shkruar profesori i shkencave islame Hamiti

Ndër deklaratatat e para është edhe ajo e Gruas Demokratike të PDK-së, e cila “përshëndetë shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan si një vlerë kulmore që i bëhet një bije shqiptare, misionare e veprave të bamirësisë në shërbim të njerëzimit”.

“Nëna Terezë ishte sinteza e vlerave më të mira të civilizimit shqiptar dhe me të drejtë u cilësua si nëna e shekullit”, shprehet nga Vatikani, kryetarja e Gruas Demokratike Justina Shiroka-Pula.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close