Këto janë problemet e njerëzve me intelegjencë të lartë

Intelegjenca është përparësi e madhe e njerzëve të cilët e posedojnë atë do mendoje ti.Por jo gjithmonë ajo është e tillë,sepse psikologët spjegojnë se ajo gjithësesi mund të ketë edhe anët e veta negative,të cilat i vërtetojnë edhe studime shkencore.Dhe këto anë negative mund të jenë këto:

53232915e4d4ea5d223f129c8ec6e780

Ndjenja tek ta shpesh zëvendsohet me të menduar

Personat me intelegjencë të lartë i kuptojnë ndjenjat shumë mirë,dhe të flasin dhe të mendojnë për to,por problemi është aty se ata nuk ndjejnë lehtësim kur i shfaqin ato.
Ky është problem i shpeshtë tek njerëzit shumë të menqur,sidomos i atyre që shprehen shkëlqyeshëm.ata përdorin fjalët sikur mburojë.Personat më pak komunikativ dhe më pak oratorë,ndjenjat e tyre i shfrytëzojnë edhe si ventil shfryerje-bërtasin,gjuajnë gjërat,qajnë,kërcejnë edhe vallzojnë.Personat intelegjent do të flasin për atë se si ndjehen,dhe kur përfundojnë,asnjë nga ato ndjenja për të cilat kanë folur kanë ngelur aty të robëruara-thotë psikologu Geduld.
ai shton se aty është ndryshimi kyq në mes shkathtësive konjiktive dhe emocionale edhe pse shkencëtarët nuk munden në mënyrë të detajume të spjegojnë se si ato janë të lidhura,por është e qartë se intelegjenca e lartë emocionale i kompenzon aftësitë e ulta konjiktive,dhe për këtë njerëzve jashtzakonisht intelegjent nuk u duhet të mbështeten në shkathtësitë e tyre emocionale për ti zgjidhur problemet.

Shoqëria pret nga këta persona që gjithmonë të shkëlqejnë

tek personat me intelegjencë të lartë,shoqëria nga ta kërkon më shum[ dhe pret nga ta më shumë-që të jenë më të mirët në gjithçka,nuk ka rëndësi në cilën lami,dhe për këtë ata s’kanë me kë të flasin për dobësitë apo për pasigurinë etyre.
Në ta bie presioni i madh se u duhet patjetër të jenë të suksesshëm,për çka janë edhe në stres permanent.Kjo ndodhë edhe në moshë të re kur fëmijët që janë intelegjent në përgjithësi ndjejnë më shumë vështirësi.

Nuk ia arrijnë lehtë të mësojnë vlerat e punës së rëndë

Është e ditur se njerëzit më intelegjent do të dinë më mirë ti radhisin detyrat e tyre dhe ta kryejnë punën ma shpejtë,pra me ma pak mund se sa do tu duhej atyre që janë më pak intelegjent.Megjithate,intelegjenca nuk shpie direkt në sukses,ndërsa njerëzit me intelegjencë të lartë ndoshta kurrë nuk e zhvillojnë qëndrueshmërinë e cila atyre iu duhet për të patur sukses.
-Intelegjenca bëhet problem kur ata të cilët e posedojnë atë e zbulojnë që në kohë të hershme se nuk u duhet të punojnë aq shumë për ti arritur të tjerët,për këtë kurrë nuk i zhvillojnë shprehitë e mira të punës,thonë psikologët.

Ata i bëjnë nvrik personat e tjerë kur i përmirësojnë

Pa marrë parasyshë a bëhet fjalë për pallavra apo për bisedë serioze ,njerëzit intelegjent më së shumti ndjejnë nevojë për ti përmirësuar të tjerët nëse ata thonë diçka të gabuar,dhe kjo do të thotë se të tjerët ata i konceptojnë ata si mendjemdhenj të cilët janë këmbëngulës.

Analizojnë tepër

personat me intelegjencë të lartë tepër kohë harxhojnë në mendime dhe analiza.Nga analiza të tepërta rrjedhin edhe brenga më shumë,për këtë arsye edhe mundësia e vështirësuar për zgjidhje.Intelegjentët duan të jenë të sigurtë në vendimet e tyre në mënyrë që të jenë të bindur se nuk knaë gabuar ,gjë e cila në të shumtën e situatave gjatë jetës është e pamundur dhe për këtë arsye është e domosdoshme të mbështeteni në instinktin tuaj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close