Edhe Shqipëria po merr pjesë në Kongresin e 25-të botëror për “Ruajtjen e natyrës”

TIRANË, 5 Shtator /ATSH/. – Drejtori i Përgjithshëm i AKZM-së Zamir Dedej po merr pjesë në Kongresin e 25-të botëror për “Ruajtjen e natyrës” (World Conservation Congress), i organizuar nga Qendra Botërore e Ruajtjes së Natyrës (IUCN), që zhvillohet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej datës 1 shtator deri në 10 shtator.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka paraqitur kërkesën zyrtare për t’u bërë pjesë e IUCN-së, e cila pritet të aprovohet në muajt në vazhdim.

Përveç pjesëmarrjes në aktivitet,  Dedej do të jetë si folës në 2 evente, ku do të prezantojë eksperiencën e deritanishme në vendin tonë dhe punën e bërë.

Gjithashtu, ai ka zhvilluar deri tani disa takime dypalëshe për të krijuar mundësi për zbatimin e projekteve në zonat e mbrojtura siç ishte ai me Zv. Drejtorin e organizatës EUROPARC, ku mori ftesën për t’u bërë anëtar, si dhe takimi me përfaqësuesen e Entit të Parqeve në Malin e Zi, me të cilën pritet të firmoset një marrëveshje bashkëpunimi.

Dedej u takua po ashtu me përfaqësuesen e qendrës Tour de Valat, të cilët i ftoi për të vizituar Shqipërinë në fillim të vitit tjetër, si dhe diskutoi me Drejtorin e Conservatoire du Littoral për të thelluar bashkëpunimin dhe veprimin në pjesën e Parkut Karaburun-Sazan. Ndërsa në takimin me Drejtorin e qendrës RAC/SPA u fol për mundësi konkrete bashkëpunimi me projekte të përbashkëta në zonat e mbrojtura detare, etj.

Ndërkohë që takimet vazhdojnë, pritet që deri në fund të Kongresit të aprovohen rreth 100 rezoluta të paraqitura nga vendet dhe organizatat e ndryshme si edhe do të zgjidhen drejtuesit e rinj për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close