Lidhjet e hershme të kompanisë britanike “Cunard” me Shqipërinë

TIRANË, 5 Shtator / ATSH / – “Është një histori që pak njerëz e njohin”,  shkruan  Auron Tare, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit duke na zbuluar një episod të hershëm që me të vërtetë për shumë prej nesh, deri tani ishte i panjohur.

Tare i referohet vizitës së fundit që bëri në brigjet tona detare në jug të Shqipërisë  “Queen Victoria” e Kompanisë së famshme britanike “Cunard”.

“Queen Victoria” një transoqeanik luksoz erdhi si rrjedhim i vizitës së parë dhe shumë të suksesshme vitin e kaluar të ‘Queen Elizabeth” një anije super e famshme e njohur ndër shqiptarë si anija ku Mehmet Shehu në mënyrë të fshehte takoi Titon dhe Randolph Curcillin gjatë rrugës së tij në Kombet e Bashkuara”, shkruan më tej Auron Tare.

“ Unë personalisht e dija se kompania Cunard megjithëse operon mbi 100 vjet në dete dhe oqeane nuk kishte shkelur kurrë në Shqipëri dhe kështu duke qenë një emër i panjohur ndër shqiptarët.

Por në arkivin tim personal më doli edhe një reklamë e dikurshme e viteve 1920 ku Cunard jo vetëm njihej mirë nga shqiptarët por ka pasur disa përfaqësonjës që prisnin biletat për të gjithë ata që udhëtonin në Amerikën e largët me firmën Cunard.

E jo vetëm kaq po imagjinoni se këtu e 100 vjet të shkuara ky emër i famshëm i detrave dhe oqeaneve, përfaqësohej në Bilisht apo në Ersekë, qytete që sot nuk ma do mendja se e dinë të gjithë këtë copëz historie të tyre”, zbulon Tare.

Dhe pikërisht këto kompani të fuqishme të ndërtimit të anijeve,vizitojnë brigjet shqiptare dhe sjellin turistë nga e gjithë bota. Kështu bëri së fundmi dhe “Queen Victoria” para ca ditësh”, përfundon Tare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close