“Eho” merr çmim në World Film Festival

PRISHTINË, 6 Shtator/ATSH/.- Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të festivalit të madh Montreal World Film Festival, filmi ‘Eho’ nga Dren Zherka, koproduksion mes Gjermanisë dhe Kosovës, mori çmimin ‘Silver Zenith for the First Fiction Feature Film’ një shpërblim ky prej 40,000 dollarw.

ffm-390x260

‘Eho’ film debutues me skenar dhe regji nga Dren Zherka, i cili u shfaq para publikut për herë të parë në Montreal triumfoi me këtë çmim të rëndësishëm.

Ky film flet për humbjen, vetminë, dhe për një lidhje të pashprehur që i bashkon dy prindërit në moshë, larg nga njëri-tjetri, përmes një aksidenti fatal. Një grua në Gjermani fillon udhëtimin dhe eksplorimin e jetës së emigrantit ilegal dhe në vend të kësaj gjen dhimbjen dhe vetminë e saj; një njeri të moshuar në Kosovë që humbja dhe vetmia e kanë sjellë në fund të udhëtimit të tij.
Këto dy personazhe luhen nga: Selman Jusufi dhe Klara Höfels.

‘Eho’ është realizim i kompanisë filmike ‘ASHA’ dhe ‘MAGUSfilms’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close