Dhe dialogu i ashtuquajtur teknik Kosovë-Serbi vazhdon në Bruksel

PRISHTINË, 6 Shtator /.-Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, udhëton nesër për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e radhës Prishtinë-Beograd për çështjen e lëvizjes së lirë, përkatësisht reciprocitetin në tabelat e regjistrimit të automjeteve, e cila është e paraparë me marrëveshjen e lëvizjes së lirë të vitit 2011.

edita-tahiri-bruksel

Njoftimi i dërguar thekson se, në ditët pasuese në Bruksel pritet të mbahen takime tjera në kuadër të dialogut teknik.

Në 8 shtator 2016 do të mbahen takime për çështjen e diplomave dhe kadastrit, në 9 shtator takimi për vlerësimin e procesit të revitalizimit të urës së Mitrovicës pas heqjes së barrikadës, ndërsa në 13 shtator takimi i radhës për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close