Kroacia në zgjedhje të parakohshme

ZAGREB, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Kroacia shkon sërish në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën e ardhshme, vetëm 10 muaj pas votimit të fundit, që rezultoi një paaftësi e parlamentit për të krijuar një koalicion qeverisës të qëndrueshëm.

kolinda_1706

Shpresat për një rezultat të ndryshëm janë të pakta.

Anketuesit parashikojnë se asnjë nga dy partitë kryesore, që kanë qeverisur Kroacinë që kur u shkëput nga ish-Jugosllavia 25 vjet më parë, partia konservatore Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) dhe partia Socialdemokratike (SDP) do të shënojnë një fitore vendimtare.

“Është e sigurt se rezultati i zgjedhjeve do jetë i ngushtë dhe po ashtu është krejtësisht e sigurt se asnjë nga blloqet e mëdha do të jenë mjaftueshëm për të formuar një qeveri të  vetme”, tha analisti politik, Davor Genero.

Në termat e  vendeve parlamentare që priten të fitohen, një studim i publikuar në 3 shtator, i dha bllokut të udhëhequr nga SDP-së një rezultat 61-56 vende mbi HDZ-së.

Të qeverisësh pa një partner koalicioni do të kërkonte 76 vende në parlamentin prej 151 të tillash.

Kjo do të thotë se duhet të bëjnë partner koalicioni “Most”, një aleancë e lirë e partive rajonale që fituan 17 vende në votimin e fundit dhe është parashikuar të fitojë 13 vende këtë herë, dhe të vendoset se cili grupim do të emërojë kryeministrin.

“HDZ-ja dhe SDP-ja do të luftojnë për të fituar aleancën me Most, pasi pa të, asnjëra palë nuk do të jetë në gjendje të marrë kontrollin e parlamentit “, shtoi Genero.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close