Në bruksel arrihet marrëveshje për targat

PRISHTINË, 8 Shtator /ATSH/.- Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfunduar me arritjen e marrëveshjes për targat, e cila do të fillojë së zbatuari jo më vonë se në muajin nëntor të këtij viti.

13692718_1784441811793377_471397483548311499_n

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri deklaroi se sot pas 9 orë bisedimesh, është arritur marrëveshja e reciprocitetit mbi targat e automjeteve.

Sipas saj, me këtë marrëveshje nuk do të përdoren më targat prova nga ana e Serbisë, por do të ketë vetëm një letër ngjitëse për tabelat me shtetin tjetër.

Ajo shtoi se marrëveshja hyn në fuqi kur të dyja shtetet bëjnë përgatitjet, por jo më shumë se në nëntor.

Tahiri tha se tema e asociacionit nuk është fare në rend ditë në këtë raund të dialogut.

Bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër ku do të dy delegacionet do të japin vlerësimin për rivitalizimin e urës së ibrit pas fillimit të punimeve./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close