Evropa Jugore me platformë të përbashkët ekonomike dhe migratore

ATHINË, 9 shtator /ATSH-AFP/ – Krerët e jugut të BE-së, presidenti francez, François Hollande dhe kryeministri italian, Matteo Renzi, ranë dakord sot në Athinë mbi një platformë të përbashkët që nxit rritjen ekonomike, një Evropë sociale si dhe një ndarje të drejtë të ngarkesës migratore.

Matteo Renzi at the Mediterranean Leader Summit in Athens
Greek Prime Minister Alexis Tsipras (C) with French President Francois Hollande (3-L), Italian Prime Minister Matteo Renzi (2-L), Maltese Prime Minister Joseph Muscat (L), Cyprus President Nicos Anastasiades (3-R), Portuguese Prime Minister Antonio Costa (2-R) and Spain’s State Secretary for the European Union Fernando Eguidazu (R) during a family photo at the Mediterranean Leader Summit in Athens,Greece, 09 September 2016. ANSA/CHIGI PALACE PRESS OFFICE-TIBERIO BARCHIELLI +++EDITORIAL USE ONLY – NO SALES+++

Ndërkohë që mini-mbledhja e tyre ka ngjallur shqetësimin e përkrahësve të ortodoksisë buxhetore, në vend të parë ministri gjerman të Finacave, Wolfgang Schauble, ata theksuan vullnetin e tyre për të punuar për kohezionin e Evropës dhe jo ndarjen e saj në blloqe.

“Ishte e rëndësishme në këtë moment vendimtar pas Brexit, ndërkohë që populistët dhe ekstremistët shpresojnë që Evropa të shpërbëhet, që ne të dërgonim një mesazh uniteti, kohezioni dhe për të sjellë kontributin e Evropës së jugut në BE”, thekson presidenti francez në përfundim të takimit.

“Vendet që merrinin pjesë (Greqia, Franca, Italia, Portugalia, Spanja, Qiproja dhe Malta) miratuan një “Deklaratë të Athinës” dhe parashikojnë një takim të ri në Portugali, në një datë të pacaktuar”, njoftoi kryeministri grek, Aleksis Cipras, iniciator i këtij takimi./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close