Edhe pse u shty fillimi i vitit shkollor,për 5 shtator rezultatet e”përgatitjeve më të mira për vitin shkollor në vijim”munguan!

NEVZAD ISUFI



Në radhë të parë edhe unë i bashkangjitem urimit për fillimin e vitit shkollor, e më së shumti uroj fatosat e vegjël, të cilët për herë të parë e me padurim kanë pritur ta thyejnë kërshërinë e ditës së parë të shkollës.
Por këtë vit Qeveria e Ministria e Arsimit bënë “një hap të madh “ duke shtyrë fillimin e vitit shkollor për 5 shtator në gjithë Kosovën, nën arsyetimin e përgatitjeve më të mira për vitin shkollor.
Mbase ky nuk do të ishte ndonjë ndryshim esencial, sikur më 5 shtator të ishin bërë vërtet të gjitha përgatitjet për fillim të vitit të ri shkollor me sa më pak vështirësi. Edhe në Komunën tonë u tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillim sa më të më të mirë të vitit shkollor. Promovimi pompoz i prerjes së shiritit të ashtuquajturit “kampus” të shkollave të Mesme, po zbehet që në ditët e para të fillimit të vitit shkollor, sepse përgatitjet për fillim të vitit shkollor kanë mangësi në gjërat më elementare. Sa për ilustrim po përmend që të hënën fillon java e dytë e ditarët e punës mungojnë në shkolla të mesme, mungojnë fotokopjuesit, shtypësit ose ata janë pa ngjyrë. Ka dy vite resht që për arsye të panjohura, furnizuesit për këtë material, letër, etj., nuk zgjidhet me kohë, kështu që shkollat mbeten pa një ndër materialet bazë të punës së tyre në periudhat të punës kur ato u duhen më së shumti. Po kështu qëndron puna edhe lidhur me pajisjet kabinetike, të cilat ose mungojnë fare ose janë të vjetruara e të amortizuara.
Ky është pak a shumë ambienti në të cilin nxënësit dhe arsimtarët duhet të fillojnë punën në disa shkolla. Ky është ambienti ku nxënësit duhet të kalojnë pjesën më të madhe të kohës, e ku ata presin të marrin dhe tregojnë njohurit dhe dituritë e tyre.
Natyrisht, që edhe ambienti i jashtëm rrethues është i rëndësishëm dhe nuk është pa ndikim, por përmbajta e vërtet dhe puna e mësimi bëhen brenda shkollës, brenda kushteve të përmbushura për punë me nxënës dhe për arsimtarë, ku edhe shpenzohet pjesa më e madhe e kohës së këtyre subjekteve, prandaj edhe përqendrimi e përkushtimi në kushte sa më të mira është dashur të bëhet këtu, për të realizuar sa më mirë dhe sa më shumë mësimdhënien dhe mësimnxënien.
Z. Kryetar i Komunë si me rastin e prononcimit për fillimin e vitit shkollor por edhe përurimit të disa punëve fillestare të ashtuquajturit “kampus” të shkollave të mesme tha që drejtuesit e shkollave duhet të jenë zot shtëpie në shkollë. Por si mund të flitet për zot shtëpie për ata drejtues shkollash, të cilët, nuk pyeten, konsultohen a informohen se çka po punohet në oborrin e tyre, pse po u merret, e tjetërsohet e ngushtohet hapësira pa u pyetur, pra, po ndërhyhet në atë që quhet autonomi e shkollës, madje edhe kur ata ( drejtuesit pyesin se çka po ndodh nuk u jepet asnjë përgjigje). Por për fat të keq nuk po pyeten as pronarët e vërtet të këtyre hapësirave e që janë qytetarët, pastaj janë punëtorët arsimorë ca prej të cilëve kanë filluar punën dhe janë pensionuar në këto shkolla.

Pra një bukuri e jashtme për sy të kalimtarëve fillon të zbehet sapo të pash si nuk është menduar mirë si do të funksionojnë disa gjera. “Kampusi “ sipas projektit ka pësuar ndërhyrje e ndryshime, të cilat nuk kanë qenë të parapa. Është shtyrë hyrja më në brendësi hapësirës shkollore për shkak të interesave të objekteve të investitorëve privat, të cilët kanë ndërtuar duke mos respektuar kushtet e ndërtimit. Njësoj është vepruar edhe në hapësirat e shkollës në afërsi të marketit “Viva”. Si një kampus i vetëm i paraparë tash ndahet në dy pjesë me një diagonale madje edhe me ndarje fizike me grila hekuri. Edhe më tutje disa shtëpi private edhe më tutje kanë hyrje – dalje në oborret e shkollave e që nënkupton se kampusi është jo funksional. Shkollat e mesme nuk janë trajtuar njësoj. Kështu shkolla e mesme e lartë “Mehmet Isai”, e cila është shkolla më e vjetër ndër shkollat e mesme, pas tërmetit të vitit 2004, nga ekspertët është konstatuar se nuk do të duhej të ishte e përdorshme për shfrytëzim, tash mbetet më e diskriminuara, pa hyrjen e saj natyrore, pa bufenë për nxënës që shkollat tjera e kanë. Për këtë arsye ka pakënaqësi të mëdha nga të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë, të cilët edhe kanë bërë kërkesë në Drejtorinë e Arsimit për të shqyrtuar çështjen e hyrjes zyrtare për punëtorët arsimor të shkollës, por kjo kërkesë është injoruar nga Drejtoria e Arsimit dhe për këtë ka pasuar edhe protesta e arsimtarëve ne ditën e dytë duke mos shkuar në orë të mësimit.
Ne e kuptojmë që ushtruesja e detyrës së Drejtorit të Arsimit z. Shqipe Haziri ka një mal problemesh, e sidomos në fillim të punës së saj në një detyrë të re me përgjegjësi të mëdha, por nuk është e drejtë që të injorohen kërkesat e shkollave e të kolektiveve të tyre, për të cilat ajo është e thirrur që t’i zgjidh e nëse nuk mund t’i zgjidh atëherë të diskutoj dhe të provoj t’u jap zgjidhje.
Këto që unë përmenda janë vetëm disa nga çështjet shtesë, nga ato që ka konstatuar me të drejtë kolegu im Fehmi Sylejmani disa ditë me parë e të cilat janë të radhitura një për një e që janë të bashkëngjitura në këtë material.

  1. Nxënësit dhe mësimdhënësit do të përballen me mungesë të teksteve shkollore, pra nuk do të ketë libra dhe askush nuk e di se deri kur, për shkak se tashmë botërisht dihet se keqpërdorimet më të mëdha kanë ndodh në botimet e librave.
  2. Që në start do të ketë po ashtu mungesë të ditarëve të punës për mësimdhënës,
  3. Mësimi në disa shkolla do të mbahet në tri ndërrime,
  4. Nuk projektohet dhe realizohet si duhet rajonalizimi i shkollave,
  5. Dy çerdhe për fëmijë sërish do të jenë me qira,
  6. Nuk ka përurime të objekteve të reja shkollore,
  7. Nuk ka salla të Edukatës Fizike për shumë shkolla,
  8. Nuk ka pajisje të shkollave me kabinete profesionale shkencore,
  9. Nuk ka biblioteka të reja,
  10. Bibliotekat shkollore të Komunës së Gjilanit nuk pasurohen me libra të reja,
  11. Fare nuk kanë projekt për kënde të leximit brenda institucioneve shkollore,
  12. Nuk ka Investime në pajisje shkollore për të lehtësuar çantat e fëmijëve,
  13. Nuk ka projekti për digjitalizimin e ditarëve,
  14. Nuk ka pajise me kamera sigurie ,
  15. Mungon vizioni për lidhjen e shkollave të Komunës në rrjetin e internetit,
  16. Mungon qasja dhe vullneti për ti shpërblyer nxënësit kampionë me ndonjë bursë simbolike, lypset buxhet i veçantë për këtë kategori nxënësish,
  17. Nuk ka projekt dhe realizime për ndërtimin e parqeve dhe hapësirave gjelbëruese në shkolla
  18. Vazhdon regjistrimi i nxënësve në klasën e parë me të vjetrën, duke krijuar pakënaqësi të mëdha në të gjitha rrafshet,
  19. Shkolla e mesme e bujqësisë me mungesë nxënësish,
  20. Vazhdon edhe më tej mos shpallja e vendeve të lira të punës.
  21. Shumë pakënaqësi në procesin e intervistimit,
  22. Paneli Intervistues për mësimdhënës jo profesional,
  23. Përzgjedhen drejtorët e rinj mbi baza partiake,
  24. Kampusi I shkollave të mesme, edhe përkundër që do të shihet për sy i mirë, ka qëllim të gabuar, përfitime personale.
  25. Kampusi pa parking, pa sistem të ujitjes, pa ujësjellës të ri dhe pa kanalizim,
  26. Janë zvogëluar hapësirat e këtij kompleksi me ndërtimin e kësaj rrethoje,
  27. Asnjë terren I ri I hapur sportiv në kampusin e shkollave të mesme ,
  28. Asnjë shujtë ditore falas, të paktën për nxënësit e shkollave fillore,
  29. Parkingu te marketi “VIVA” mbetet jashtë rrethojës,
  30. Objekti i seksionit të pyjeve edhe më tej s’ka lëvizur nga vendi, pengesë e madhe për hyrjen në gjimnazin natyror.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close