Përse Shteti i Kosovës nuk është në gjendje ti numëroj qytetarët e tij, siç po i numëron kafshët!?

Ibrahim Kelmendi



Vërtet, përse Shteti i Kosovës nuk është në gjendje ti numëroj qytetarët e tij, siç po i numëron kafshët!?

Ta zëmë, në Gjermani në vitetët e 60-t, 70-ta, duhet të kenë emigruar rreth 80 mijë “punëtorë të përkohshëm në botën e jashtme”, siç i quanin atëherë zyrtartarisht emigrantët ekonomik. Në ndërkohë ata morën bashkshortet e tyre dhe u bënë 160 mijë. Ndërkohë 80 mijë çifte duhet të kenë lindur mesatarisht nga tre fëmijë, që do të thotë rreth 240 mijë. Ja u bënë 400 mijë.

Në vitet e 90-ta në Gjermani paten kërkuar strehim rreth 320 mijë shqiptarë të Kosovës. Vetëm rreth 40 mijë duhet të jenë refuzuar. Meqë ata ishin të moshës se re, zunë të martohen kryesisht me vajza nga Kosova, që i merrnin në Gjermani. U bënë gati dy dekada që ata janë në Gjermani dhe duhet të kenë lindur, të paktën nga dy fëmijë. Sikur rezuton, se të paktën në Gjermani duhet të jenë rreth 600 mijë shqiptarë nga Kosova.

Sa herë që kam debatuar me përfaqësues të institucioneve gjermane, kanë shfaq pamundësinë për të pas evidencë të saktë për shqiptarë nga Kosova, meqë deri sa ekzistonte Jugosllavija, shifrën identifikuese imigrantët nga ajo federatë e kishin 138, kur u copëtua në shtete, secilit shtet iu dha nga një shifër identifikues. Kosova vazhdoi të mbetej nën shifrën e Jugosllavisë se mbetur, pastaj të Serbisë. Tek tani kanë filluar ti identifikojnë si “kosovarë”. Por meqë në ndërkohë rreth 70 % duhet të kenë marrë shtetësinë gjermane, mbetet që të regjistruar si “kosovarë” na qenkëshin vetëm rreth 193 mijë, siç qenka publikuar si shifër zyrtare…

Uroj që Shteti i Kosovës të behet në gjendje, të paktën të mund ti numëron banorët e tij, përafërsisht siç po ia del ti numëroj kafshët!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close