Dridhje toke në Shkup..

SHKUP, 11 shtator /ATSH-AA/  – Një tërmet me magnitude 4,0 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur Shkupin dhe periferinë e tij, bëhet e ditur nga Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS).

kamenimost2

Sipas USGS-së, epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra në veriperëndim të fshatit Haraçinë, në thellësi prej 10 kilometrash, rreth orës lokale 06:58.

Ndërsa Qendra Sizmologjike Europiane e Detit Mesdhe (EMSC) bëri të ditur se tërmeti ka qenë tre kilometra në juglindje të Shkupit në fuqi prej 4,4 me thellësi prej dy kilometrash.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytetet tjera në afërsi të Shkupit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka humbje në njerëz dhe dëme materiale./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close