Këta janë fituesit e Festivalit të 73-të të Filmit në Venedik

VENECIA, 11 shtator /ATSH-AFP/ – Dje u zhvillua nata e fundit e Festivalit të 73-të të Filmit në Venecia, festivali i filmit më i vjetër në botë, ku vihej re një prezencë shumë e lartë e filmave të Hollywood.

venecia

Luani i Artë për filmin më të mirë: “The Woman Who Left” i filipinasit Lev Diaz

Luani i Argjendtë çmimi i madh i jurisë: “Nocturnal Animals” i amerikanit Tom Ford

Luani i Argjendtë i xhirimit më të mirë: U dhanë dy çmime një për meksikanin Amat Escalante për filmin “La Region salvaje” dhe tjetri për rusin Andrei Kontçalovski për filmin “Paradise”

Çmimi i skenarit më të mirë: Noah Oppenheim për filmin “Jackie” nga regjizori Chilien Pablo Larrain

Çmimi i special i jurisë: “The Bad Batch” i amerikanes Ana Lily Amirpour.

Coupe Volpi i aktores më të mirë femër: Emma Stone në filmin “La La Land” i amerikanit Damien Chazelle.

Coupe Volpi i aktorit më të mirë mashkull: Oscar Martinez në filmin “El Ciudada Ilustre” i argjentinasitve Mariano Cohn dhe Gaston Duprat.

Çmimi Marcello Mastroianni për shpresën më të mirë: Paula Beer për filmin “Frantz” i francezit François Ozon

Çmimi i filmit më të mirë në seksionin “Orizzonti”: Filmi “Liberami” i Federica De Giacomo

Çmimi i regjizorit më të mirë në seksionin “Orizzonti”: Fien Troch për filmin “Home”/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close