Nga rezultatet e para në Dibër- Kryeson Muharrem Rama

kuti-votimi-1_1473631203-2224531TIRANE, 12 Shtator/ATSH/- Kur janë numëruar 44 Qendra Votimi, nga 118 gjithësej, kandidati i majtë për bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama është në avantazh ndaj rivalit të tij demokrat Sherefedin Shehu.

Sipas shifrave zyrtare të bëra publike nga KQZ në votime kanë marrë pjesë 60 përqind e personave me të drejtë vote.

Gjithashtu është vënë re edhe një pjesëmarrje e madhe e femrave, ku si rrallë herë kanë votuar më tepër se meshkujt duke pasur 58% të pjesmarrjes.

Rreth orës 22:35 ka përfundur pa asnjë problem edhe dorëzimi i materialeve zgjedhore të 118 qendrave të votimit në KZAZ.PowerPoint Presentation

Gjatë shoqërimit dhe dorëzimit nuk është konstatuar asnjë problem. Policia vijon shërbimin në ruajtien fizike të KZAZ si dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor.

Gjatë natës është ndërprerë procesi i numërimit, pritet të fillojë në 10:00.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close