Rusia (rusofilët) ka formuar “ushtrinë kozake ballkanike” në Kotor të Malit të Zi!

Kanë shfrytëzuar një liturgji në kishen pravoslave serbe në vendin ku ka qenë konsulata Ruse në shekullin 19 ,në kotor për ta promovuar veten e tyre në uniforma kozakët dhe të ashtuquajturit „Noćni vukovi“ dhe e tërë kjo nën patronatin famullitarit peshkopal dhe Archpriest stavrofor Momcilo Krivokapiq.Që më pastaj e tërë kjo të marr formë zyrtare si pjesë e orarit të punës së “Rrethit kozak” ku i është raportuar atamanit (prijës kozak) Viktor Vladimirovič Zaplatinit,që më pastaj njesia flamurtare ka vendosë flamurin e Rusisë,Malit të Zi dhe serbise,e më vonë edhe pranë flamujëve të tjerë tëvendeve Ballkanike.

Për ataman suprem të ushtrisë kozake ballkanike njëzëri është emëruar gjenerali kozak Viktor Vladimirovič Zaplatin.Ai është paraqitur para të pranishmëve duke thënë se është përfaqësues i Federates Ruse i cili tashmë 16 vite punon në Serbi.
Ai të pranishmëve u ka thënë”Nëse flejmë,nuk do të arrijmë paqen.Lufta po ndodhë.Ajo nuk duhet patjeter të zhvillohet.Shumë kemi rënë në luftërat e kaluara.Rusia shumë ka humbur,por askush nuk ka mundur të marr me mend se në territorin e ish Bashkimit Sovjetik do të vijë deri te lufta në mes të vëllezërve,në mes Ukrainasve dhe Rusëve.Serbet kurr nuk do të jenë armiqtë tanë”ka porositur ai në mes tjerash.

Aty ka pasur edhe të tillë që janë thirrur si pjestar të kozakve e që janë malazez,si koloneli kozak Slobodan Pejović -“ataman i Mlit të Zi” e i cili është zgjedhur zëvendës i atamanit suprem të ushtrisë kozake ballkanike,i cili ua kujtoi të pranishmëve lidhjet e tyre me Rusinë.”Si dhe atë se në luften e Napoleonit kundër Rusisë në atë lufte në radhët e ushtrisë Ruse kanë shërbyer 19 gjeneral serb,si dhe se në Kongresin e Berlinit po të mos ishte Rusia Serbia dhe Mali i Zi nuk do të fitonin shtetet e tyre”.
Ky gjithashtu e ka sulmuar politiken zyrtare të Malit të Zi e cila shkon kah anëtarësimi në NATO.Dhe ka shtuar “Populli ynë e di se aeroporti i Nikshiqit dhe Boka e Kotorit do të bëhen baza të NATO-s.E ne nuk duam në kafezin e NATO-s e cila na ka vrarë prej Subotice e deri te Morina”.

proinformacion.com/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close