Në promovimin e librit “Rrugëtimi për në CIOR”,Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli:Rikthehet shërbimi rezervë ushtarak

TIRANE, 13 Shtator/ATSH/- Ministrja e Mbrojtjes Mimi, Kodheli, ishte sot e pranishme në promovimin e librit “Rrugëtimi për në CIOR”,i autorëve Zyhdi Kroj dhe Fiqiret Doda, nën kujdesin e Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së saj, Kodheli tha se  “ne sot kemi filluar të rindërtojmë. E kemi filluar me Vlorën, do të vazhdojmë me Tiranën, Durrësin, Shkodrën dhe me gjithë kryeqendrat e qarqeve në Shqipëri dhe po rikthejmë pranë jush zyrat e përfaqësive të ushtarakëve rezervistë në të gjithë vendin”.

Në vijim, ajo vuri në dukje se nga tranzicioni i pas viteve 90’, ne FA për shkak të ndryshimit të sistemeve,  ushtarakët ishin njerëzit më të prekur nga reformat.

Duke u ndalur te roli i ushtarakëve në rerzervë, ajo  theksoi se në fund të ditës ajo çfarë duhet të ndajmë bashkarisht nuk ka të bëjë me faktin nëse jeni pjesë apo nuk jeni pjesë e asaj organizate, por ka të bëjë me atë çfarë ju mund t’i jepni akoma shoqërisë shqiptare, për ta pasur atdheun tonë të dashur të përbashkët më të sigurtë.

Një rëndësi të veçantë Kodheli i kushtoi organizimit mbi bazë qarqesh siç kanë qenë dikur të organizuar dhe me eksperiencat që ushtarakët rezervë kanë e per të mundësuar  nesër një prezencë të tyre më të madhe sa herë që është e nevojshme.

Të pranishëm në  promovimin e librit ishin  edhe  shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë dhe ushtarakë në rezervë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close