Shkencëtari Rus Rajbov:Delfinët bisedojnë me njeri tjetrin mu sikur njerëzit!

Për të qenë,janë.Delfinët jo rastësisht janë në vëmendjen e përhershme të botës shkencore.Ata dhe sjelljet e tyre studiohen tashmë dhe shumë kohë më parë.
Këtë gjë e ka bërë edhe shkencëtarë Rus të cilët thonë se për herë të parë ia kanë arritur të incizojnë Konversion/bisedë në mes delfinëve.

dolphins

Dy delfinë të mëdhenj nga Deti i zi ,Jash dhe Jana kanë bisedusr disa minuta në bazenin ku jetojnë,tanimë 20 vjet,duke mos i ndërhyrë njëri tjetrit në “fjalë”.Shkencëtarët e kanë incizuar muhabetin e tyre dhe tani besojnë se në atë material ia kanë arritur ti njohin “fjalët” dhe”fjalitë”.

“Në fakt ,ky komunikim vërtetë i ngjanë një muhabeti mes njerëzve!,ka thënë Vjaçeslav Rajbov,udhëheqës i studimit,në rezervatin Karadag në Krime.

Delfinët për komunikim përdorin dy lloje të ndryshme artikulimi-Fishkëllimë dhe klikime,të njohura si pulsime.

Duke përdorur mjete moderne të incizimit të zërit,Rajbov ka spjeguar individualisht “pulset jokoherente”,nga të cilët secili ka tingëlluar ndryshe,edhe në kohëzgjatje edhe në frekuencë.

“Duke pasur këtë arasyshë,mund të supozojm[ë se secili puls paraqet fonemë apo “fjalë” në gjuhen e delfinëve!,shkruan Rajbov.

“Pasiqë kjo gjuhë i ka të gjitha cilësitë e të folmes njerëzore ,tregon se delfinët posedojnë nivel të lartë të intelegjencës dhe se janë të vetëdijshëm”,shkruan në punën e publikuar në magazinën e univerzitetit politeknik në Sankt Petersburg,Fizika dhe Matematika.

Në punimin e tij Rajbov u bënë thirrje shkencëtarëve të tjerë që të krijojnë aparate të cilët do të mundësonin komunikimin në mes njerëzve dhe delfinëve.

mirpo studiuesit e tjerë janë pak më të përmbajtur për të dhënë vlerësime të tilla.Joshua Smith nga Uni Mardoch,i cili ka marrë pjesë në studim,mendon se është e nevojshme studim i mëtutjeshëm në mënyrë që të konstatohet ajo se delfinët vërtetë bisedojnë mu sikur njerëzit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close