Orban thotë: E ardhmja e BE-së varet në kufirin bullgaro-turk

SOFJE, 14 shtator /ATSH-DPA/ – E ardhmja e Bashkimit Europian varet nga fakti nëse unioni i siguron Bullgarisë ndihmën adekuate për mbrojtjen e kufirit përballë numrit në rritje të refugjatëve, të cilët shpresojnë të arrijnë Evropën nëpërmjet vendit ballkanik, paralajmëroi sot kryeministri hungarez, Viktor Orban.

orban-bulgaria

“E ardhmja e Evropës nuk vendoset në Bruksel, por këtu ku ne qëndrojmë”, tha Orban për novinite.com, gjatë një vizite në kufirin e  fortifikuar mes Bullgarisë dhe Turqisë.

Fjalimi i tij u bë për të nxitur kërkesat bullgare për më shumë fonde nga BE-ja për mbrojtjen e kufirit.

Gjatë vizitës në kufi me  kryeministrin hungarez, Viktor Orban homologu i tij bullgar, Bojko Borisov i kërkoi BE-së që të miratojë menjëherë 160 milionë euro (179 milionë dollarë) për të ndihmuar vendin e tij  që të mbajtë migrantët jashtë Evropës.

Orban, i cili ka dalë si zëri kryesor kundër migracionit, që  kur migrantët filluan të përdorin Ballkanin si një rrugë drejt vendeve të pasura të BE-së, premtoi të mbështesë Bullgarinë në samitin e ardhshëm të BE-së në Bratislavë.

Ai tha që “nëse BE-ja mund të sigurojë tre miliardë euro për të ndihmuar Turqinë, e cila ka rënë dakord për të kufizuar numrin e nisjeve nga brigjet e saj, atëherë ajo është në gjendje të caktojë shumën e vogël për Bullgarinë”.

Duke qenë se vendet në rrugën kryesore të Ballkanit, si Maqedonia, Serbia dhe Kroacia mbyllën kufijtë e tyre për migrantët në mars, Bullgaria është bërë portë kryesore për njerëzit që ende vijnë nga Turqia./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close