Lartësitë e Thethit tërheqin turistë nga Europa

TIRANË, 15 Shtator / ATSH / – Vjeshta erdhi me ndryshimin e temperaturave dhe me shira që në disa zona krijoi edhe problematika, por kjo nuk pengoi turistët e huaj të vazhdojnë  vizitat në Shqipëri dhe kryesish në zonat malore.

Thethi dhe malësia e Shkodrës kane qenë destinacioni i tyre këto ditë. Vendet piktoreske të këtyre zonave ndodhen larg rrugës automobilistike dhe pjesa tjetër e rrugës bëhet në këmbë apo me kafsh transporti.

the1

Për t’i çuar vizitorët në vendin e kërkuar, banorët vendas kanë krijuar grupe të posaçme guidatorësh, tashmë të specializuar në udhëheqjen e turistëve të huaj në vendet piktoreske.

Ngjitja me kafshë e lartësive të zonës nuk është thjesht një mundim, por një aventurë sportive e grupit lëvizës.

Ata prezantohen dhe njihen me natyrën piktoreske, me historinë, me traditat dhe kulturën e fshatrave ku shkelin. Jane të paisur me çadrat alpine që i sigurojnë një pushim dhe fjetje të ngrohtë edhe në këto lartësi dhe mot të pa qëndrueshëm, ata vazhdojnë të preferojnë natyrën tonë malore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close