‘Home Sweet Home’ do përfaqësojë Kosovën në Oscars

PRISHTINË, 15 Shtator/ATSH/.- Filmi ‘Home Sweet Home’ do të përfaqësojë Kosovën në kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ të Akademisë Oscar.

2016-15-9-19-18-04

Në njoftim për media thuhet se filmi debutues i Faton Bajraktarit ‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi ku luajnë aktorët e njohur si Donat Qosja, Arta Muçaj e Shkumbin Istrefi, pati premierën ndërkombëtare këtë vit në festivalin prestigjioz Karlovy Vary.

“Ky film tregon historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale. ‘Home Sweet Home’ është prodhim i kompanisë filmike ‘Cineproduction’ dhe ‘Arnel Production’ me producent Trim Musliu dhe Senad Abduli, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni”, thuhet në njoftim.

Ky është viti i tretë që Kosova propozon film për Oscars.

Vitin e kaluar Kosova ka propozuar filmin ‘Babai’ të Visar Morinës, ndërsa propozimi i parë ka qenë filmi ‘Tri Dritare dhe një Varje’ nga Isa Qosja. Për më shumë në këtë fillim vit, filmi i shkurtër ‘Shok’ ka qenë i nominuar në kategorinë Best Live Action Short Film në Akademinë Oscars duke shënuar kështu herën e parë që një film kosovar nominohet për Oscar./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close