Konferencë shkencore për nderë të 150 vjetorit të lindjes së Ndre Mjedës

PRISHTINË, 15 Shtator/ATSH/.- Në 150 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ndre Mjeda Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës zhvilloi të enjten konferencë shkencore me qëllim të rikthimit të veprës së Ndre Mjedës.

ndre1

Të pranishëm në këtë konferencë shkencore, ishte edhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arsim Bajrami, akademikë, studiues, gjuhëtarë etj.
Konferenca shkencore nisi me leximin e “lirikut klasik” të Ndre Mjedës nga Sabri Hamiti.

Në këtë konferencë u prezantuan aspekte të shumta letrare dhe veprimtaria studimore e gjuhësore e Ndre Mjedës.
Akademiku Kolec Topalli e vlerësoi Mjedën si gjuhëtari më i përgatitur.

“Ndre Mjeda ka qenë gjuhëtari shqiptar më i përgatituri, që e dëshmoi me studime të mirëfillta, për historinë e shqipes si një ndër aktivistët më të zellshëm në ngjarje të rëndësishme me vlera kombëtare. Studiues, transkiptor i autorëve të vjetër, mjeshtër i fjalës në krijimet e tij në poezi, e prozë, gjurmues e përdorues i fjalës së rrallë shqipe, punëtor i zellshëm për pastrimin e saj, së fundmi mësuesi i gjuhës shqip..Prirjet e tij si gjuhëtar vëreheshin herët, kur më 1902 mori pjesë në Kongresin e 13-të të orientalistëve në Hamburg të Gjermanisë, ku si përfaqësues i i Shqipërisë mbajti “, tha Topalli.

Akademiku, Rexhep Ismajli, u shpreh se “Ndre Mjeda në radhë të parë ishte poet, ishte edhe prift edhe luftëtar shumë i mirë, ka tri katër kumtesa që prezantohen. Unë u përpoqa të prezantoj një aspekt të veprimtarisë studimore, gjuhësore të Ndre Mjedjës që ka të bëjë me çështjen e alfabetit para periudhës vendimit në Kongresit të Manastirit dhe më vonë, dhe analizat e tjera gjuhësore”, tha Ismajli.

Ndërsa, akademiku Nexhat Daci,tha për KosovaPress se Mjeda nuk ka qenë vetëm poet e gjuhëtar, por ka qenë një personalitet universal. /Kosovapress

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close