Krijues letrar do mblidhen të premten në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë në Orllan

PRISHTINË, 15 Shtator/ATSH/.- Edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë në Orllan (FLO) do të mbledhë këtë fundjavë poetë, shkrimtarë, muzikantë, artistë dhe adhurues të kulturës te Liqeni i Batllavës.

flo-festivali-i-letersise-orllan-600x400

Nga nesër deri më 18 shtator, autorë e muzikantë vendas e ndërkombëtarë do të ndajnë krijimet e tyre me adhuruesit e kulturës në një mjedis piktoresk, por pak të shfrytëzuar për organizime të këtij lloji.

Sipas organizatorëve, edhe ky edicion i FLO-së vazhdon traditën duke sjellë përsëri një listë mbresëlënëse të autorëve e artistëve nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të ftuar janë Faruk Sehiq (Bosnje dhe Hercegovinë), Brian Sneeden (SHBA), Ledia Dushi, Bardhyl Londo, Lisandri Kola, Donika Dabishevci, Robert Wilton, Imer Topanica, Gëzim Aliu, Genc Salihu, Gypsee Yo, Shpëtim Selmani, Shpat Deda, Gipsy Groove, etj.

Përveç paraqitjes së autorëve me veprat e tyre, këtë vit FLO do t’i bëj homazh poetit të famshëm Federico Garcia LORCA në 80 vjetorin e vrasjes së tij edhe Millosh Gjergj Nikolla MIGJENIT në 80 vjetorin e botimit të përmbledhjes së tij “Vargjet e lira” me kolazhe të poezive të tyre në shqip dhe anglisht. Do të ketë takime me autorë me pyetje e përgjigje nga audienca si dhe një debat rreth përkthimeve letrare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close