Kryeministri i Malit të Zi,Gjukanoviç:”Kosova betejë e humbur për Serbinë,për fat të keq…”!!!

PRISHTINË, 15 Shtator/ATSH/.- Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar se autoritetet në Serbi, duhet ta kuptojnë se Kosova është një betejë e humbur prej kohësh.

milo-djukanovic1

“Kjo betejë për fat të keq është humbur nga gjeneratat e mëparshme të njerëzve, të cilët kanë marrë vendime politiko-shtetërore në Serbi dhe për këtë arsye, sugjerimi im për Tadiçin dhe Vuçiçin ishte se për shkak të betejës së hershme të humbur të mos i bllokojnë ato që janë gjasë reale zhvillimore të Serbisë së sotme dhe asaj të ardhshme”, tha Gjukanoviç, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Kryeministri i Malit të Zi ka thënë se me njohjen e shtetit të Kosovës, askush në Mal të Zi nuk ka për qëllim ta dëmtoj Serbinë.

“Askush në Mal të Zi, duke filluar prej vendimmarrësve, e deri te secili qytetar, nuk ka pasur qëllim të keq, që me njohjen e Kosovës ta dëmtoj Serbinë. Nuk i bëhet dëm atij që e përjetoni si shumë të afërt me ju”, tha Gjukanoviç./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close