Boris Johnson:Varkat me migrantë ti shtyjm prapa drejt Libisë

FIRENCE, 15 shtator /ATSH-AFP/ – Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, deklaroi sot, gjatë një vizite në Firence se është pro idesë për të kthyer varkat me migrantë drejt Libisë që të mos arrijnë Italinë, një masë që sipas tij do të ketë një efekt frenues.

16-image-029-cropped-94

Njëkohësisht, anija britanike “Enterprise”, e angazhuar në oepracionin detar evropian, “Sophia”, kundër trafikantëve në brigjet e Libisë, morri pjesë sot në operacione shpëtimi të rreth 750 migrantëve, sipas rojes bregdetare italiane.

“Ne shohim pjesën tonë të punës me pjesëmarrjen e Enterprise dhe të Diamond në operacionin Sophia për të ndihmuar në shtyrjen e disa prej këtyre anijeve. Mendoj personalisht se duhet të shtyhen sa më pranë brigjeve të jetë e mundur që të mos arrijnë Italinë dhe që operacioni të ketë më shumë një efekt frenues”, theksoi Johnson në një konferencë të përbashkët me homologun e tij italian Paolo Gentilioni./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close