Nëse përdorni kanellë këto janë përfitimet shëndetësore

TIRANE, 16 Shtator/ATSH/- Shumë njerëz e përdorin kanellën  në  ushqime nga më të ndryshme, si dhe në pije, duke qenë se ajo u jep një shije shumë speciale gatimeve.

Përveç shijes së pakrahasueshme, edhe aroma e kanellës është shumë e veçantë. Nga ana tjetër, kanella nuk përdoret vetëm si një erëz potente, por ka edhe shume përfitime shëndetësore.

Cinnamon sticks and cinnamon powder on wood floor
Cinnamon sticks and cinnamon powder on wood floor

Kundër diabetit- Sipas një studimi të publikuar në Librarinë Kombëtare Amerikane të Institutit Ndërkombëtar të Shëndetit, kanella rrit ndjeshmërinë e insulinës dhe transportit të glukozës. Teksa rezistenca e insulinës është një problem në sëmundjet si diabeti i tipit 2, obezitetit dhe sindromave metabolike të tjera, minjtë e kuruara me ekstrakt kanelle patën  përmirësim të gjendjes në krahasim me grupin e kontrolluar që nuk u kuruan  me kanellë. Nga studimet u tregua se  esenca e kanellës pengonte  rezistencën që bënte insulina dhe rriste ndjeshmërinë e saj.

Ndihmon  në parandalimin e sëmundjeve të zemrës- Sipas një deklarate që Carina Parikh bëri nëpërmjet organizatës Woman’s Wellness,  tregoi se kanella ndihmonte në rritjen e përqendrimit në trup të yndyrës së mirë. Kjo do të thotë së niveli i yndyrave të dëmshme do të ulet. Parikh gjithashtu përmendi se duke përmirësuar nivelet e glukozës në gjak, duke ulur nivelin e triglicerideve, e kolesterolit në përgjithësi, ishin faktorë të cilët ndihmonin në uljen e rrezikut nga diabeti i tipit 2.  Ajo  gjithashtu shtoi se përdorimi rregullisht i kanellës ndihmonte në lehtësimin e pasojave pas  një ngrënie të bollshme me mish dhe ushqime me nivele të larta të yndyrës në përgjithësi.

Antibakteriale- Kanella ka efekte të ngjashme antibakteriale si edhe mjalti, gjë e cila e lejon të luftojë infeksionet e ndryshme. Sipas Cinnamon Vogue,K, vaji i kanellës ka veti të fuqishme antibakteriale , të cilat e shndërrojnë këtë produkt në dizinfektues të shkëlqyeshëm natyralë. Për më tepër, vaji i kanellës mund të bashkohet me pak ujë të oksigjenuar dhe të përdoret si dizinfektues për sipërfaqet  ku gatuajmë, si tavolina e prerjes e shumë përdorime të tjera.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close