Danimarka e ka popullin më të lumtur në botë.E sa të lumtur i kanë qytetarët e tyre Kosova dhe Shqipëria?

Sipas hulumtimeve më të fundit për vendet ku jetojnë njerëzit më të lumtur,ku kanë marrë pjesë 157 vende,më të lumturit del se jetojnë në Danimarkë,Zvicërr,islandë dhe Finlandë.
Në listen e dhjetë të parëve hynë edhe Kanada,Holanda,Zelanda e Re,Australia dhe Suedia.

happy
Happiness – Girl on the top of a rock / mountain

Në mesin e njëzet vendeve me me popull më të lumtur hynë Izraeli,Austria,SHBA,Kostarika,Puertoriko,Gjermania,Brazili,Belgjika,Irlanda dhe Luksemburgu.
Rezultatet e indeksit të lumturisë janë fituar duke analizuar një numer të madh të studimeve të cilat kanë përfshirë faktorët më të rëndësishëm shoqëror të cilët ndikojnë në lumturinë subjektive,ku përfshinë edhe atë ekonomike,shëndetsore dhe psikologjike.

Dhjetë vendet e më të lumturve janë kryesisht vende industriale të mentalitetit perëndimor dhe vende relativisht të vogla,gjegjësisht me madhësi të mesme,dhe prej tyre 7 janë Europiane.
Sa i përket Ballkanit ,njerëzit më të lumtur jetojnë në Sloveni e cila gjendet në vendin e 63 të kësaj liste,Kroacia në të 74,përderisa Kosova është në të 77-tin vend.Është interesant se pas këtyre vjen Serbia e cila ndodhet në vendin e 86,pason Bosnia në të 87-tin,pastaj Mali i Zi 88-in.
E sipas këtij indeksi më të palumturit në Ballkan janë qytetarët e Maqedonisë në të 95-tin vend e krejt në fund nga rajoni ndodhet Shqipëria në vendin e 109.
Njerëzit më të palumtur në botë jetojnë në Madagaskar,Tanzani,Liberi,Guine,Ruandë,Benin,
Aganistan,togo,Siri,dhe Burundi.
Dhjetë vendet e fundit sipas këtij hulumtimi të gjërë,kryesisht janë pozicionuar keq për shkak të gjendjes së keqe Socio-ekonomike,sëmundjeve të shpeshta,dhunës,korrupcionit,dhe të ardhurave të ulëta.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close