MAQEDONI – Ivanov & Nikoliç:Qëllimi i tyre strategjik i përbashkët,përkrahja e ndërsjellë

MANASTIR, 17 shtator /ATSH-MIA/ – Institucionet e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë kanë marrëdhënie të mira, ndërsa së shpejti presim nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe për mbrojtjen e përmendoreve historike dhe kulturore në të dy vendet, deklaroi dje presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

djordje-ivanov-tomislav-nikolic-4-670x447

Në takimin kokë më kokë dhe më pas në fjalimet e tyre publike presidentët e Maqedonisë dhe Serbisë, Ivanov dhe Tomislav Nikoliç konfirmuan se qëllimi i tyre strategjik i përbashkët janë eurointegrimet dhe përkrahja e ndërsjellë.

Sipas Ivanovit, shtetet e Ballkanit duhet të përparojnë pa bllokimin e qëllimeve.

“Ne si presidentë nuk mundemi ta ndryshojmë historinë, por mundemi ta ndryshojmë të tashmen dhe të ardhmen. Ne që jetojmë në Ballkan duhet të ndihmojmë që i gjithë gadishulli të përparojë, sepse është me interes të përbashkët”, theksoi Ivanov.

Në takimin e përbashkët në Manastir, presidentët e të dy shteteve publikisht falënderuan për ndihmën dhe ndërhyrjet e shpejta te popullata e dëmtuar nga përmbytjet, respektivisht në Obrenovc.

Presidenti i Serbisë paralajmëroi zgjidhje të përbashkët të problemeve të caktuara, siç ishte edhe problemi me migrantët.

“Për fat të keq, kush është në BE fiton përkrahje më të madhe, ndërsa kush nuk është ka ndihmë më të vogël. E papranueshme është që Evropa t’i mbyllë kufijtë e saj”, theksoi Nikoliç./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close