Plutoni me sa duket është duke emituar rreze-X,dhe kjo na sjell përsëri pikëpyetje për çdo gjë !

Plutoni, planet xhuxh i preferuari i të gjithëve, është duke u sjellur pak e çuditshëm dhe mund të sfidoj edhe një herë të kuptuarit tonë të tanishëm të sistemit diellor. Shkencëtarët kanë vënë re se ky objekt i vogël trans neptunian emiton X-rreze, e cila, në qoftë konfirmohet , është edhe një Zbulim enigmatik dhe emocionues.

plutoblueskies2-1000x667

Carey Lisse dhe Ralph McNutt nga Universiteti Johns Hopkins Applied Physics Laboratory dhe një ekip i kolegëve kanë zbuluar emetimin rrezeve X duke vënë në veprim teleskopin Chandra X-Ray Obervatory në drejtim të Plutonit katër herë të ndryshme në mes të shkurtit të vitit 2014 dhe gushtit 2015. Shtatë fotone të X-ray të lehta janë zbuluar gjatë atyre vëzhgimeve ,duke konfirmuar hipotezen e ekipit se planeti xhuxh është i dallueshėm në spektrin X-ray, potencialisht për shkak të pranisë së një atmosfere. Gjetjet e tyre janë publikuar në revistën shkencore, Icarus.

Pse është kjo me rëndësi? Para së gjithash, ajo do të sfidojë atë që shkencëtarët kanë besuar më parë që të jetë e vërteta e natyrës së Plutonit. Deri më tani, përshkrimi i popullarizuar për planetin xhuxh është;një top i vogël me shkëmbij të ngrirë i cili ngadalë lëvizë rreth diellit rreth 3.6 miliardë mile larg.

Pra, në vend që të jetë një i ngrirë, rruzull i vdekur lundrues përtej Neptunit, Plutoni mund në të vërtetë të jetë një i ngrirë, rruzull i vdekur që është duke u zier shumë ngadalë larg nga erërat diellore si një kometë gjigante.

Një nga shpjegimet e mundshme për atë pse Plutoni është burim i rrezeve X do të ishte që grimcat e energjisë së lartë të emetuara nga dielli janë nxjerrje larg dhe duke reaguar me atmosferën e Plutonit, duke prodhuar rreze X që janë të dukshme për Chandra

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close